Jennifer Lopez dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez kanë në plan të bëjnë dasmë dhe sigurisht që i kanë filluar përgatitjet. Burime për “People” bëjnë me dije se nuk kanë ndërmend të bëjnë ndonjë dasmë të madhe, por një festë të vogël familjare që sigurisht përfshin 4 fëmijët e tyre.
Gjithsesi, në një video që Jennifer postoi në kanalin e saj të YouTube-it, dha shumë, po shumë detaje nga përgatitjet e ditës së madhe.
E pyetur nga kolegët se kur do të martohet, Jennifer përgjigjet: “Shpejt. Në fakt jo shumë shumë shpejt, vitin tjetër. Do të doja një dasmë të madhe.-vazhdon ajo. Dhe për më tepër dua një dasmë në kishë. Nuk jam martuar kurrë në kishë.”
Burime për të huajën “Life and style”, kanë treguar se çifti ka në plan të shpënzojë rreth 3 milion dollarë për këtë ceremoni që dëshirojnë ta mbajnë mend gjithë jetën e tyre.