Një vit pas marrëzisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Skënder Minxhozi

Një vit më parë, në 18 shkurt 2019, Tirana ishte shumë e ndryshme nga sot. Askush nuk priste milionat e Evropës për të ndërtuar pallatet e shkatërruara nga tërmeti, sepse s’kishte fare tërmet. Asnjeri nuk e kishte dëgjuar akronimin KÇK dhe as togfjalëshin “Mini-Shengen”, sepse nuk kishte fare ndonjë sherr që lidhje me terma të tillë. Ishin kohë të tjera, kur metafora e tërmetit kishte një kuptim të vetëm në imagjinatën popullore: rënien e qeverisë “Rama”!

Një rënie që pritej të ndodhte për punë orësh ose, maksimumi, ditësh. Pasi në atë ditë, pra në 18 shkurt 2019, opozita vendosi të habiste të madh e të vogël, jo vetëm në Tiranë, por kudo ku ka internet dhe ku shkojnë gazetat. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, bashkë me disa krerë partish opozitare më të vogla, njoftuan shqiptarët me tone ku ekzaltimi përzihej me kërcënimin, zërat buçitës dhe himnin kombëtar të kënduar për dreq – se kishin vendosur të digjnin mandatet parlamentare dhe të largoheshin kësisoj nga të gjitha institucionet ku opozita ishte e përfaqësuar.

Vendimi u mor brenda një gjysmë ore, si të gjitha vendimet formale dhe të parashkruara, në një parti politike shqiptare, ku nuk diskutohet, por ku vetëm votohet ajo që thotë shefi suprem. Një turravrap që Basha dhe Kryemadhi kujtonin se do t’i çonte drejt pushtetit përmes një shtegu të shkurtër, duke shpërfillur naivisht ligjësitë, truket dhe rregullat e shkruara e të pashkruara të politikës.

Siç thotë populli, jo rrallë rruga e shkurtër të nxjerr gjatë. Nuk ka shembull më të mirë se shkurti i vitit 2019 për ta provuar këtë aksiomë cinike. Duke vendosur të shkelin në një tokë krejt të panjohur dhe pa instrumente, por vetëm me sy të lirë, opozitarët shqiptarë bënë gabimin më të hatashëm që një opozitë ka bërë në Shqipëri, që nga rënia e komunizmit.

Tundimi i skajshëm për të parë se sa ballë do të ishte tërmeti politik që do të shkaktonte largimi nga sistemi dhe se sa do ta shkundte vala e goditjes qeverisjen e Ramës, Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe të tjerët harruan të merrnin masa për të dalë jashtë para se të binte çatia. E panë veten kësisoj nën peshën e rrënojave, prej nga e kanë të pamundur të dalin prej në viti. Opozita u nis të shkurtonte jetën politike të Ramës, por shkurtoi në mënyrë drastike imazhin, peshën dhe shanset e saj për t’u rikthyer në pushtet së afërmi.

Ka pasur shumë debate gjatë vitit të fundit për bilancin real të këtij veprimi të PD-LSI. Është thënë se ajo lëvizje, që u pasua nga protesta të dhunshme dhe të përsëritura, motivoi zgjedhësit e djathtë dhe tërhoqi vëmendjen e të huajve mbi krizën shqiptare. Është thënë se Basha s’kishte asnjë mundësi tjetër manovrimi, në kushtet kur Berisha dhe Meta në sfond po kushtëzonin spostimin e opozitës drejt sfidës së forcës me qeverinë. Është thënë edhe se e majta ka uzurpuar dhe formalizuar procesin demokratik në Shqipëri, duke e bërë të pamundur influencimin e vendimmarrjes në rrugë institucionale.

Lexo edhe :  Përpjekje për të shpëtuar nga “normalizimi”

Në këto justifikime që dëgjohen ende edhe sot, mund të ketë më shumë se një element të vërtetë. Pushteti në Shqipëri ka pasur dhe ka gjithnjë tendencën të veshë rroba autoritare. Mazhorancat kanë drejtuar thuajse gjithnjë, duke mos ndarë pothuajse asgjë me palën tjetër, por duke vendosur gjithçka në linjat partiake dhe me dhunë kartonësh.

Nuk është e para kjo opozitë që ka vuajtur këtë stil qeverisjeje. Dhe nuk është bindëse të thuash se po del nga sistemi për ta bërë më të mirë atë. Për më tepër kur, siç duket sot fare qartë, ke hedhur në erë urën, pa ditur se si do të kthehesh pas.

Veprimi i djegies së mandateve dhe kalimi në valën e protestave të dhunshme e forcoi, në vend që ta dobësonte, Edi Ramën. I dha atij një alibi shfajësimi, e uli artificialisht në karrigen e viktimës, e faktorizoi edhe më shumë në sytë dhe kalkulimet e ndërkombëtarëve. Duke ikur nga pjesa e përfaqësimit që ka marrë me votë, opozita u bë me duart dhe vullnetin e saj e pafuqishme dhe e papeshë në sytë e atyre që e votojnë dhe e përkrahin.

Ky defaktorizim i beftë i një viti më parë i shtohet sot faturës së gabimeve më të vjetra që PD-LSI kanë bërë gjatë rrugës thuajse shtatëvjeçare në opozitë, çka u përforcua edhe më shumë fatalisht, kur në qershor opozita vendosi të dorëzonte edhe 16 bashkitë që mbante prej katër vjetësh. Që do të thotë, dy negociata të vështira me Ramën për zgjedhje të parakohshme, në vend të një të tillë!

Nëse do të ketë një manual gabimesh për t’u shmangur në politikë, ai duhet patjetër të niste me atë që ndodhi në shkurtin e vitit 2019. Marrja e pushtetit jashtë sistemit të institucioneve dhe votës së lirë u provua se është e pamundur, edhe në një vend të dobët dhe të varfër si Shqipëria.

Ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar diktoi dështimin e këtij projekti dhe ata që zbritën në rrugë pa i bërë mirë llogaritë, sot e shohin veten në këmbë, të privuar nga çfarëdo pushteti dhe tagri. Dhe mbi të gjitha, të demotivuar se, pasi i provuan të gjitha, në kuptimin më konkret të termit, nuk fituan./javanews

Të fundit

Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Flet sinoptikania Porja

Pluhuri saharian ka përfshirë të gjithë Shqipërinë, përshirë edhe kryeqytetin, duke shkaktuar probleme në frymëmarrjen e njerëzve. Sinoptikania Lajda Porja...

“Mos më picko”/ Plas sherri në kuzhinë, Egla e spërkat me ujë, ja si reagon Ilnisa

Një situatë mjaft e pakëndshme ka ndodhur në kuzhinën e BBV3, ku Ilnisa dhe Egla zihen keq me njëra-tjetrën. Ilnisa ishte duke larë enët, ndërsa...

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se kandidimi i Fredi Belerit si...

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

Lajme të tjera

Web TV