Moti i keq në disa vendet të botës ka bërë që në kujtesën e njerëzve të ruhen momente të paimagjinueshme se mund të ndodhin. Në fakt vetëm me dukuritë natyrore nuk bën asnjë punë imagjinata. Punonjës të aeroportit më të madh britanik kanë mundur të fiksojnë një pamje drithëruese të një avioni A380 kur era e fuqishme e lëkund para se të prek tokën.
Në pamjet e bëra publik shihet një Airbus A380, aeroplani më i madh i pasagjerëve në botë, u detyrua të bënte një “lëkundje” spektakolare duke zbritur në fundjavë mes erërave të forta në aeroportin Heathrow të Londrës.
Sipas medieve të huaja, duke u munduar të krijonte kontakte me tokën, aeroplani u largua ngadalë nga pista, para se të aterronte. Aeroplani, i cili kishte fluturuar nga Abu Dhabi, zbarkoi në aeroportin kryesor të Londrës të shtunën kur dhjetëra fluturime u anuluan, për shkak të erërave deri në 68 km/orë.
Pamjet tregojnë aeroplanin që duket se “varet në ajër” ndërsa vjen në drejtim të pistës. Por edhe kur zbret në pistë, ai shihet duke u “lëkundur”. Dy pilotët e Etihad janë vlerësuar për trajtimin e tyre të aeroplanit, i cili ka një peshë maksimale uljeje prej gati 400 tonësh. n.k/Fjala.al/