Frrok Çupi: Meta po planifikon eliminimin fizik të kryeministrit Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuari i sotëm në studion e sotme të Top Talk, ishte analisti Frrok Çupi, i cili bëri disa deklarata sa të forta aq edhe të frikshme sa i përket situatës politike në vend.

Një ndër to edhe mundësia e një eleminimi fizik i kryeministrit Edi Rama.

“Presidentë, kryeministra, është një periudhë e gjatë krimi post diktature, por që po i vjen fundi prandaj janë acaruar marrëdhëniet, ligjet institucionet. Këmishat e bardha personifikojnë mafien, që do të thotë se Mafia është në institucion, Presidencë, në qeveri dhe në opozitë. Publiku nuk shikon dot një dritë shprese. E vetmja shpresë që erdhi ishte përkrahja e Perëndimit pas tërmetit, që nuk ishte vetëm një mbështetje ekonomike, por dhe politike e strategjike”, kështu tha në Top talk analisti, ndërsa komentoi situatën politike në vend.

Lidhur me deklaratën e presidentit sot, i cili ftoi me 2 mars qytetarët në shesh, Çupi u shpreh:

“Këto deklarata i konsideroj si post ngjarje, Ju e shikoni që bota nuk flet, aleatët nuk flasin. Presidenti është i izoluar dhe flet me hënën. Aleatët nuk konsiderojnë se ka president apo grusht shteti. Askush nuk do ta dijë. Ajo çfarë bën Meta, është kërcënim, ai nuk po flet me shqiptarët”.

Por kush është më i rrezikshëm Meta apo Rama?

Analisti thotë se: “ Janë dy persona, por ndërkohë përfaqësojnë dy gjëra. Njëri përfaqëson aktin e ditës, përfaqëson qeverinë, reformën në drejtësi. Ndërsa Presidenti opozitën, ai ka lënë Presidencën dhe bën opozitën. Me presidentin aktual është tepruar shumë, është etiketuar si vrasës, si grabitqar i floririt”.

Ndërsa për heshtjen e mazhorancës ndaj deklaratave të Presidentit, Çupi thotë se: “Mazhoranca ka komoditetin e madh që realizoi premtimin ndaj qytetarëve dhe qytetarëve. Kështu do ishte vogëlsi, që të merrej me Metën, që thotë gjëra të paqena”.

Lexo edhe :  Procesi i Berlinit, Begaj: Gjermania, partneri ynë kryesor për politikën e jashtme!

Analisti Çupi foli edhe për 3 skenarët e e revolucionit opozitar, ndër to edhe eleminimi fizik i kryeministrit Rama.

“ Brenda opozitës, po ndodh një tërmet. lëvizje nga më të rëndat që mund të ketë një forcë politike. Meta duke e ditur që nuk është më President, po kërkon të kapë PD. Ai ka një aleancë brenda përbrenda PD-së me disa të tjerë për të eliminuar kryetarin e ligjshëm , për ta nxjerrë në një opozitë të vogël, që të bashkëpunojë me atë në parlament.

E dyta, Kjo që thotë Meta se do bëjë dekrete, ka mundësinë që të bëjë marrëzinë tjetër që të dekretojë shpërndarjen e Parlamentit, me mendimin se do krijojë një kauzë në Shqipëri dhe përmes saj do shfaqet.

E treta, tenton të masë pulsin nëse mund të eliminojë fizikisht kryeministrin ose jo. Mendoj se ka në mendje një akt barbar si eleminimi i kryeministrit, pasi është i vetmi që ka mbetur përballë tyre, në rakordancë me reformën në drejtësi, me Amerikën, BE”, tha Çupi.

“Ajo çfarë ka ndodhur këto 30 vjet është një bombë shumë e madhe dhe nuk e mban dot epoka shumë lehtë. Dhe kjo do plasë në shumë mënyra: ose nuk vijnë ato 1.15 mln euro, ose do eliminohet kryeministri, ose këta do dorëzohen”, e mbylli fjalën e tij analisti./ TCH


Të fundit

Marjana Kondi flet mes lotësh, “Mami ma mbushte shpirtin plot, ta përqafoja edhe njëherë”

Aktorja e njohur shqiptare, Marjana Kondi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel,...

Vrasja e gruas shtatzënë nga ish bashkëshorti, pezullohen katër policë në Kosovë

Vrasja e gruas shtatzënë, Hamide Magashi nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në ambientet e spitalit në Prishtinë  tronditi opinion publik. Ministri i Punëve të...

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Loredana thumbon Serbet, “Kurrë mos u ngatërroni me shqiptarët”

Këngëtarja Loredana Zefi ka treguar mbështetjen e saj për shqiptart që janë pjesë e skuadrës zvicerane që u përball një natë më parë me Serbinë....

Moti merr kthesë. Çfarë pritet nga nesër

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të dominojnë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit, duke sjellë në territor vranësira të shumta të...

Lajme të tjera

Web TV