Gjysmë toni drogë nga Shqipëria, pranga italianit në Leçe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia italiane ka bërë me dije se mëngjesin e djeshëm ka mundur të bllokojë një skaf me drogë dhe të vërë në pranga një shtetas të tyre.

Zyrtarisht saktësohet se një sasi prej gati 500 kg lëndë narkotike, që dyshohet se vinte nga Shqipëria është sekuestruar nga autoritetet italiane.

Mediet fqinje bëjnë me dije se droga është zbuluar në fundin e dyfishte të një skafi, ndërkohë që në pranga është vënë një shtetas italian.

Kontrolli u bë dje përgjatë rrugës provinciale që lidh Leçen me Torre Chianca. Një patrullë e policisë ka dyshuar për një automjet jashtë rruge që synonte të tërhiqte një varkë gati 6 metra, pa të dhëna identifikimi, me një motor të madh.

Megjithëse varka ishte e destinuar për peshkim, efektivët patën dyshime dhe bënë një kontroll. I ndaluari ka pasur edhe më herët precedentë në fushën e trafikut të drogës. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e...

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj. “Here i am” i tha...

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Lajme të tjera

Web TV