Palmer i qartë: Prishtina dhe Beogradi të krijojnë vetë parametrat e dialogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“U takon palëve (Prishtinës dhe Beogradit) të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në Bruksel.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër. Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje, shkruan gazeta evropiane, euobserver.

Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.

“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018.

Të fundit

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet...

Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament... Plot 12 kandidatët në lista e PD dhe PS për zgjedhjet e...

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga...

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health...

PAMJE TË RËNDA/ 7-vjeçarja përfundon në koma për shkak të sfidës virale në “TikTok”

Një vajzë 7-vjeçare nga Misuri, e quajtur Scarlett Selby, ra në koma pas një sfide virale TikTok. 7-vjeçarja po bënte një sfidë që ajo kishte...

Lajme të tjera

Web TV