Tarifat e celulare/ AKEP analizon çmimet, por s’merr asnjë masë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kohën që kompanitë e telefonisë celulare rrisnin tarifat për paketat e telefonisë celulare, më pas të detyruara nga Autoritetit i Konkurrencës i pezullojnë rritjen deri në përfundim të hetimeve Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vetëm analizon tarifat.

Në raportin “Tarifat e shërbimit nga rrjete celulare në Shqipëri” të publikuar gjatë këtij muaji AKEP thotë se qëllimi dokumentit është publikimi i informacionit për konsumatorët, për të pasur mundësi krahasimi të tarifave të sipërmarrësve të shërbimit nga rrjetet celulare. Dokumenti përmban  tarifat/planet kryesore të shërbimit te telefonisë celulare në datën referencë të vendosur në fillim të dokumentit.

“Duke qenë se tregu është aktiv dhe në këtë dokument informacioni është i përmbledhur, ndaj konsumatorëve iu këshillohet të drejtohen në faqet e internetit, pikave të shitjes ose kujdesit të klientit përpara se të bëjnë zgjedhjen e tyre. Paraqitja e subjekteve në këtë dokument është bërë sipas rendit alfabetik”-thuhet në dokumentin e AKEP.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka publikuar në faqen e internetit informacionin mbi tarifat e sipërmarrësve të rrjetet celulare për të mundësuar krahasimin mes tyre në shërbim të pajtimtarëve/ konsumatorëve. Dokumenti përmban tarifat/planet kryesore të shërbimit te telefonisë celulare përkundrejt datës referencë të vendosur në fillim të dokumentit.

Duke qenë se tregu është aktiv dhe në këtë dokument informacioni është i përmbledhur, konsumatorëve ju këshillohet të konsultojnë edhe të dhënat në faqet e internetit të sipërmarrësve, në pikat e shitjes ose kujdesit të klientit të operatorëve celularë, në mënyrë që asistohen sa më mirë në zgjedhjet e tyre.

Të fundit

Heidi dhe Romeo shkëmbejnë puthje pasionante

Romeo dhe Heidi duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin dhe të kaluarën e kanë lënë pas. Teksa mbrëmjen...

SPAK arreston disa zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK. Midis të arrestuarve, është Mariglen Qato dhe Redi...

Ky model flokësh do të bëjë “namin” këtë sezon pranverë-verë

Ka një vend të veçantë në zemrat tona për modelet e flokëve që janë të lehta dhe të shpejta, pa mundim, duken sikur kemi...

Studimi: Njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak shanse për të zhvilluar demencën

Shkencëtarët në Indi kanë gjetur më shumë prova se njerëzit që flasin dy gjuhë kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë në krahasim me...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në fshatin Marinëz në Fier . Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën e si pasojë...

Lajme të tjera

Web TV