Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Adrian Civici: Donacionet, tre sektorët ku përfiton ekonomia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë, Prof. dr. Adrian Civici analizon për gazetën Fjala shumën rekord prej 1.15 miliardë eurosh të mbledhura nga Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Si e vlerësoni shumën 1.15 miliardë euro që iu vu në dispozicion Shqipërisë për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit?

Pa dyshim që shuma prej 1.15 miliardë eurosh e mbledhur dhe e ofruar Shqipërisë nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel me destinacion kryesor rindërtimin e vendit nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar është një arritje dhe sukses që duhet vlerësuar në disa plane.

Së pari, si shkallë e lartë solidariteti e komunitetit ndërkombëtar me Shqipërinë; së dyti, si mbështetje politike dhe gjeopolitike për një vend që po përpiqet maksimalisht të hapë negociatat për anëtarësim në BE; së treti, si mundësi të mëdha financiare për Shqipërinë që jo vetëm të eliminojë pasojat direkte të tërmetit, por edhe të financojë zhvillimin ekonomik të saj në perspektivë.

Parë në këtë këndvështrim, mendoj se euforia dhe surprizimi ynë për këtë rezultat të Konferencës së Donatorëve ishte plotësisht i justifikueshëm. Mjafton të përmendim faktin se shuma prej 1.15 miliardë eurosh është e barabartë me rritjen ekonomike të dy apo 2.5 viteve dhe ndikimi dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare pritet të jenë të konsiderueshme.

Sa janë dhuratë dhe sa janë borxh?

Në strukturën e tyre, këto fonde apo financime janë të ndara në dy grupe kryesore: 400 milionë euro janë donacione, d.m.th., fonde që jepen falas dhe të pakushtëzuara nga projekte konkrete, fonde që shkojnë direkt në dispozicion të qeverisë dhe buxhetit për t’i përdorur atje ku është më e arsyeshme në përballimin e efekteve të tërmetit; 750 milionë euro të tjera janë kredi të buta me përqindje të ulëta interesi dhe shtrirje kohore të gjatë, të cilat do të financohen në përputhje me projekte konkrete rindërtimi apo zhvillimi që qeveria shqiptarë do të paraqesë dhe do të aplikojë për thithjen e tyre.

Në këtë grup ka dhe një seri tjetër financimesh që janë dhënë me objektiva dhe destinacione të përcaktuara nga vendet ofruese, si p.sh., financim/kredi që do të përdoret për ndërtimin e qendrave të banuara të reja, rindërtimin e shkollave, objekteve kulturore e fetare, infrastruktura të ndryshme, ujësjellës etj.

Cilat janë kushtet e pjesës së borxhit?

Akoma nuk ka një informacion të plotë e të detajuar për kushtet dhe kriteret e përfitimit dhe përdorimit të kredive të buta nga ana e Shqipërisë, por, vlerësuar nga metodologjitë standarde dhe kërkesat bazë që ka dhënia e kredive të tilla, në kushtet e akordimit të tyre bëjnë pjesë projektet konkrete të paraqitura (apo ato që mund të paraqiten në të ardhmen 6 apo 12-mujore) nga qeveria në kuadrin e paketës dhe llogaritjeve të dëmeve të tërmetit; mënyrat dhe procedurat e financimit; garancitë ligjore e institucionale të zbatimit korrekt të projektit dhe minimizimi apo eliminimi i çdo forme mungese transparence, korrupsioni e klientelizmi; kompletimi i bazës ligjore e institucionale të strukturave e organeve menaxhuese e monitoruese në Shqipëri etj.

Fakti që një pjesë e këtyre kredive apo borxhi do të kalojë nëpërmjet filtrit dhe metodologjisë së Bankës Botërore, PNUD, BERZH etj., e bën akoma më të qartë se si pritet të jenë kushtet e përfitimit dhe menaxhimit të tyre.

Cilët janë sektorët prioritarë për të përfituar fondet nga donacionet e kreditë që ofroi BE?

Në “qendër” të përfitimeve kryesore pritet të jenë ata sektorë e shërbime që lidhen direkt apo indirekt me zonat e prekura nga tërmeti dhe aktivitetet specifike në këto zona. Pa dyshim që “pjesën e luanit” pritet ta përfitojë sektori i ndërtimit, i parë në një kuptim më të gjerë se ndërtimi i banesave, por duke përfshirë këtu edhe shërbimet kryesisht ndërtimi nga e para apo rikonstruksionet e thella në shkolla, çerdhe e kopshte, spitale e qendra shëndetësore, ura, pjesë të infrastrukturës urbane e rrugore etj.

Njëkohësisht, duke iu referuar edhe planit të rindërtimit të paraqitur nga qeveria shqiptare, një vend të konsiderueshëm do të zënë dhe financimet e dëmeve dhe nevojave jetike të biznesit duke filluar nga ndërtesat, makineritë dhe pajisjet e dëmtuara, burimet njerëzore etj. Një drejtim tjetër mendoj se do të jenë dhe ristrukturimi, kompletimi dhe modernizimi i strukturave të shërbimeve të emergjencës dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore, etj.

Lexo edhe :  Tregjet: Në vëmendje mbi inflacionin e eurozonës dhe të dhënat e punësimit në SHBA

Cila është strategjia që duhet të ndjekë qeveria për efikasitetin dhe përdorimin e parave?

Mendoj se përtej planit të rindërtimit dhe eliminimit të pasojave të tërmetit, qeveria duhet të përgatisë sa më shpejt një “plan strategjik” specifik, që duhet të ketë objektiv kryesor nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, kryesisht në zonat më të dëmtuara, por edhe më gjerë në gjithë territorin e vendit.

Në botë ka shumë eksperienca pozitive në këtë drejtim, eksperienca që dëshmojnë se si pasojat e një fatkeqësie natyrore mund të rikuperohen shpejt, duke u shoqëruar me plane afatgjata zhvillimi ekonomik e social. Në këtë aspekt, është pozitiv edhe fakti se shuma kryesore e ofruar nga Konferenca e Donatorëve, 750 milionë euro, do të akordohet në formë projektesh me fokus zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm e perspektiv.

Besoj se tashmë faza e emergjencës që lidhet me evidentimin e dëmeve, përballimin e situatës së rëndë posttërmet dhe drejtimet e ndërhyrjes është realizuar, duke i lënë vendin një faze të dytë që nënkupton pikërisht hartimin e një strategjie zhvillimi afatgjatë. Sa më konkretë të tregohemi në këtë drejtim, aq më me efektivitet do t’i përdorim këto kredi të reja të ofruara.

A duhet një monitorim “special” për këto fonde?

Ky është një nga problemet më të ndjeshme të përdorimit të fondit prej 1.15 miliardë eurosh. Menjëherë mbas mbarimit të Konferencës dhe euforisë apo kënaqësisë për rezultatet e arritura, vetë drejtues të lartë të BE-së apo Komisionit Evropian, siç ishin p.sh., shqetësimet e ngritura nga Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, e vunë theksin te kujdesi dhe nevoja e monitorimit “special” që duhet të ushtrohet në përdorimin e këtyre fondeve.

Ky monitorim do të ushtrohet nga tri drejtime kryesore: nga vetë qeveria dhe institucionet shqiptare të cilat duhet të plotësohen me struktura të reja adekuate, nga shoqëria civile dhe grupet e interesit në Shqipëri, si dhe nga vetë institucionet ndërkombëtare si BE-ja, Banka Botërore, PNUD, BERZH etj. Në ditët dhe javët në vazhdim, ngritja dhe funksionimi efecient i këtyre strukturave monitoruese është domosdoshmëri. Kjo do të ndihmonte edhe një lëvrim më të shpejtë e më të plotë fondeve të mbledhura dhe të ofruara për Shqipërinë.

Çfarë përfiton realisht ekonomia me injektimin e një shume aq të konsiderueshme parash?

Ndikimi në ekonomi i injektimit të këtyre fondeve pritet të jetë shumë i ndjeshëm. Ekonomia shqiptare ka vuajtur, sidomos vitet e fundit, nga mungesa e investimeve apo financimeve që nxisin zhvillimin dhe orientojnë rritjen ekonomike e punësimin.

Duke vlerësuar se thithja e gjithë këtyre fondeve do të kërkojë të paktën një shtrirje 2 apo 3-vjeçare, besoj efektet pozitive që shpresohen do të jenë konkrete, sidomos në zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e nivelit të punësimit. Gjithashtu, ndikim pozitiv pritet edhe në treguesit kryesorë makroekonomikë të vendit, veçanërisht efekti i donacioneve prej 400 milionë eurosh.

Kush do t’i paguajë këta lekë edhe sa breza kemi zhytur në borxh?

Kjo është pika më e debatueshme dhe shqetësuese e këtyre kredive të ofruara. Çdo lloj kredie që i jepet dhe përdoret nga qeveria, është detyrimisht pjesë e borxhit publik. Edhe këto kredi do të llogariten si pjesë e borxhit publik, pavarësisht se kushtet e tyre janë mjaft favorizuese si nga pikëpamja e normave të interesit ashtu dhe kohëzgjatja.

Në varësi me planin dhe skedulin e dakordësuar me ofruesit e këtyre kredive, do të ndërtohet edhe projekti i shlyerjes së tyre, natyrisht nga buxheti i shtetit. Në këto kushte, borxhi publik i Shqipërisë tashmë gjithsesi mjaft i lartë për kapacitetet e ekonomisë sonë, do të rritet përsëri në funksion të shumave të këtyre kredive që do të disbursohen.

Por, nëse këto fonde përdoren me eficiencë të lartë dhe në drejtimet e duhura duke dhënë efekte të shpejta në rritjen ekonomike, rritjen e punësimit, rritjen e eksporteve etj., efekti i tyre si “peshë e borxhit” mund të jetë më i zbutur dhe më i menaxhueshëm.

Të fundit

I frikësoheni burgut? Noka: Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në Neës24 u shpreh se Rilindja po bën gjithçka...

Surprizat e motit për javën e ardhshme, ja si do të jenë temperaturat

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si një javë “normale” në stinën e vjeshtës...

Ish-banorja e BBVK, pjesë e kinematografisë evropiane

Ish-banorja e BBVK, Kader Kicaj, ka bërë një hap të madh drejt një karriere ndërkombëtare. Prive ka bërë të ditur se Kaderi ka pranuar një...

Justin Bieber rrëfehet për betejen me varësinë nga droga

Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën me varësinë nga droga. Mail Online zbuloi se këngëtari 30-vjeçar i bëri rrëfimet në intervistën e tij...

A mund t’ju dëmtojë shikimin mbajtja e lenteve?

Të mbash lente mund të jetë praktike në përditshmëri dhe sidomos nëse merreni me sport. Por nëse shihni raportet e infeksioneve kërcënuese për shikimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV