Kronologjia e terrorit/ Ja kush është autori i masakrës në Gjermani!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Policia nuk i publikon emrin e plotë por paradite i kanë publikuar foton. Është një burrë 42 vjeç që kurrë më parë nuk kishte shkuar në një rajon policie, kurrë s`kishte patur një precedent dhe asnjëherë nuk ishte denoncuar për ndonjë sherr apo ngacmim. Tobias R., është personi që shikoni në foto.

Pak para se të ndërmerrte sulmin brutal në dy bare, që frekuentoheshin kryesisht nga të huaj ai hodhi në internet një letër në të cilën fliste për bindjet e tij ekstremiste të djathta. Dhe madje aty ai tregonte se vendi i tij është mbushur me popuj që tashmë nuk mund të shkuleshin më nga Gjermania.

Duket se ky ka qenë edhe motivi që e ka shtyrë gjermanin të ndërmarrë sulmin ndaj të huajve që i kanë populluar Gjermaninë dhe se sipas tij ata nuk do të largohen  kurrë më prej aty për shkak se janë bërë disa popuj bashkë në vendin e gjermanëve.

Ai ka hedhur herë pas here pikëpamje të një pastrimi të Gjermanisë nga vendet e tjera kryesisht vendet e Lindjes por që asnjëherë nuk kishte rënë në sy të autoriteteve si ndonjë person që mund të kishte edhe qëllime ekstremiste jo vetëm bindje.

Përgjatë paradites së sotme kanë folur thuajse të gjithë krerët e shtetit gjerman, ndërsa kryebashkiaku i Hanaut,  Claus Kaminsky, është shprehur orëve të para të ditës se: S`kishte se si të ndodhte më keq dhe më rëndë se aq!

Për Cem Demzdemir, përfaqësuesin e të Gjelbërve në Gjermani tashmë është e kuptueshme se është një problem më terroristët e djathtë. Duke qenë se sulmi është kryer ndaj disa të huajve, në përbërjen e të cilëve kishte edhe turq, ai ngriti zërin konkretisht në faktin se: “Duhet të flasim për terrorin radikal të krahut të djathtë. Dikush duhet të na thotë se sa serioze është lufta kundër rrjeteve dhe strukturave të krahut të djathtë në këtë vend?”

Lexo edhe :  Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia në kërkim të autorit

Ndërsa Shefi i CSU, Markus Söder ka dënuar krimet e dhunshme me njëmbëdhjetë të vdekur në Hanau dhe Hesse, si vepra çnjerëzore: “Aktet brutale dhe çnjerëzore në Hanau na lanë të habitur të gjithëve. Ne jemi pranë familjeve të viktimave dhe iu shprehim ngushëllime dhe shpresojmë të kenë forcë të përballojnë humbjet të afërmve të tyre.

Po ashtu jemi pranë autoriteteve në këto orë të vështirë të pas sulmit brutal. Sundimi i ligjit do të godasë ë veprime të tilla të dhunshme. Ne do të veprojmë kundër tyre me ashpërsi dhe vendosmëri”- u shpreh kryeministri bavarez në Mynih  paraditen e sotme!


Të fundit

Arjan Çani thyen heshtjen, flet për herë të parë pas largimit nga Tv Klan

Lajmi se emisioni i së premtes “Zonë e Lirë”, nuk do të transmetohet më në Tv Klan bëri shumë...

Greqia nuk gjen qetësi/ Një tjetër tërmet godet zonën e Tilos, ja sa është magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë. Tërmeti është regjistruar  në orën 15:14 në zonën detare në jugperëndim të Tilos...

Veliaj: Lajm i mirë biletimi elektronik! Krijimi i sistemit të koordinuar të transportit

Lëvizshmëria dhe sfidat aktuale të qarkullimit në kryeqytet, por edhe perspektivat e mobilitetit alternativ, ishin fokusi i takimit të organizuar nga Bashkia e Tiranës,...

Lajmi i fundit/ Ndërron jetë tragjikisht në fushë futbollisti 16-vjeçar i Trepça ’89

Një ngjarje e rëndë, por edhe e hidhur për futbollin kosovar ka ndodhur këtë të shtunë. Një lojtar junior i Trepça ’89 është ndar...

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse po konsolidojnë pozicionin në Mariupol

Rusia po konsolidon praninë e saj ushtarake në qytetin port të pushtuar të Mariupolit duke ndërtuar një bazë të madhe ushtarake. Lajmi është bërë i...

Lajme të tjera

Web TV