Studenti i ndërpret fjalimin, Rama: Jepini recetën e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dikush, nga mesi i sallës, i cili vazhdimisht ka bërë një pyetje që për momentin mbeti pa përgjigje, e ka bërë kryeministrin Rama të ndërpresë një çast fjalimin e tij para 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë që u diplomuan sot.

Ndonëse ka qenë e vështirë për t’u kuptuar se çfarë thoshte personi që i ndërhynte Ramës teksa fliste, kjo pasi regjia uli zërin mikrofonit, dukej se ai ishte i revoltuar për situatën në vend.

Rama i është përgjigjur me batutë: “Është një individ, që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen tuaj. Merreni dhe jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme, i merr falas dhe nesër është i kthjellët”, tha Rama, dhe pas kësaj vazhdoi me fjalimin e përgatitur me këtë rast.

Në Pallati i Kongreseve u zhvillua ceremonia me 1600 studentë të Universitetit të Mjekësisë që morën diplomat sot. Rama thotë se në këto dy vite kemi punësuar rreth 400 mjeke dhe 2200 infermiere.

Por një ndërhyrje e dytë e ka bërë sërish kryeministrin të ndërpresë fjalimi dhe të japi përgjigjen për pyetjen e bërë.

“Pyetja që: A e dini që studentët që diplomohen sot janë vetëm të pasur, ka një përgjigje: që kjo është e pavërtetë, sepse studentët sot janë të trajtuar më mirë se dje, dhe jo vetëm kaq, por ata që janë të shkëlqyer janë një trajtim të posaçëm, sidomos ata që janë në vështirësi ekonomike”, tha Rama i cili përpara se ti jepte përgjigjen kësaj pyetje sërish tha: “Djalin e shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor”./Fjala.al

Të fundit

Interi është fitues i derbit të Milanos, goli i Lautaro Martinez vulos sfidën

Stadiumi “San Siro” në “flakë” pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë në derbin Inter – Milan. Zikaltrit fituan...

Diskutimi mes Geasy dhe Luana Vjollcës: Do hap shampanjë kur të martohesh ti

“Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës në Tv Klan ka qenë një mbrëmje e tej mbushur me surpriza! Të ftuarit e kësaj...

Zhdukja e bletëve, kërcënim serioz për ekosistemin

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është në përgatitje e sipër të një plani që ka të bëjë me rritjen e monitorimit të...

“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe...

Ish-kryeministri izraelit: Putini premtoi se nuk do ta vriste Zelensky-in

Ish-Kryeministri i Izraelit Naftali Bennet, i cili shërbeu për pak kohë si ndërmjetës në fillim të sulmit rus në Ukrainë, thotë se Presidenti Vladimir...

Lajme të tjera

Web TV