“Nuk fshihem dot më!”, zbulohet letra e fundit e moderatores që u vetëvra

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vetëvrasja e moderatores Caroline Flack tronditi gjithë botën. Vetëm disa orë pasi kishte marrë një mesazh nga i dashuri për Shën Valentin, prezantuesja e famshme e “Love Island”, i dha fund jetës në apartamentin e saj në Londër.

Caroline kishte pasur një zënkë të fortë me partnerin në muajin dhjetor, e për këtë ishte thirrur me policia, që e kishte arrestuar moderatoren. Por i dashuri nuk ngriti akuzë kundër saj.

Tani, të afërmit e Caroline kanë nxjerrë një mesazh të saj që nuk është bërë publik, pasi u këshillua se ishte më mirë të mos e postonte.
Ai tregon qartë gjendjen shpirtërore të 40 vjeçares.

Letra e Caroline

“Në 12 dhjetor 2019 u arrestova për sulm ndaj të dashurit tim …

Brenda 24 orëve e gjithë bota dhe e ardhmja ime u shembën në këmbët e mia dhe të gjitha muret që kisha ndërtuar rreth meje prej kaq kohësh, u rrëzuan.

Papritur unë jam në një skenë tjetër dhe të gjithë po e shohin atë që po ndodh.

Unë gjithmonë kam marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi atë natë, por e vërteta është se ishte një aksident.

Kam pasur kriza emocionale për një kohë shumë të gjatë. Por unë nuk jam një abuzuese në familje.

Ne patëm një zënkë dhe ndodhi një aksident. Një aksident.

Gjaku që dikush e publikoi në gazetë ishte gjaku im. Kam humbur punën. Shtëpinë. Aftësinë time për të folur.

Nuk mund të kaloj çdo ditë duke u fshehur e duke mos mundur të flas me askënd.

Më vjen shumë keq për familjen time, për problemet që u kam sjellë dhe për gjërat që miqve të mi iu desh të kalojnë.

Lexo edhe :  ‘O nuse të dielën do dalësh me fishekzjarre’/ Shqipja kërcënon Tean, ja çfarë do publikojë

Nuk po mendoj se si do t`i rikthehem karrierës sime.

Po mendoj sesi t`i rikthej normalitetin vetes dhe familjes sime”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Të fundit

Përzierja e dozave të vaksinës anticovid? Ekspertët e shëndetësisë japin përgjigjen

Zyrtarët shëndetësorë thonë se të dyja dozat duhet të jenë të një vaksine. Vaksinat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton...

U gjet i mbytur në det/ Historia e ish-ministrit grek që Enver Hoxha e futi në burg

Mediat greke i kanë kushtuar një histori ish-ministrit grek, Sifis Valyrakis, i cili u gjet i vdekur një ditë më parë në anijen e...

Njerëzit nuk janë të vetmit , tashmë edhe robotët kërcejnë

Kompania e robotëve Boston Dynamics shpenzoi një vit e gjysmë për të krijuar makina që kërcejnë si njeriu. Robotë që vallëzojnë me ritëm. Kjo është...

Ndërron jetë profesori i Akademisë së FA, Xhaçka mesazh prekës

Është ndarë nga jeta pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj. Lajmin e hidhur e jep ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila...

‘Më mirë martohu e bëj fëmijë’/ Deklarata e Albi Nakos që ndezi rrjetin

Një 40-vjeçare ishte mes tyre që konkurroi këtë të diel në emisionin ‘Just Dance’ dhe ndërsa të gjithë duartrokitën për talentin, koreografi Albi Nako...

Lajme të tjera

Web TV