Rikonstruksioni i TKOB/ Artistët kthehen në shtëpi, Margariti: Erdhi koha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puna s’ka përfunduar ende, por artistët kanë filluar të futen në godinën e Tetarit të Operat dhe Baletit, e cila tanimë është duke marrë formën përfundimtare pas ndërhyrjeve në rikonstruksion

Kishte ardhur koha të ktheheshin në shtëpi dhe gëzimi ishte i lexueshëm në sytë e tyre. Ndonëse janë ende në fazën e orientimit, në korridoret dhe sallat e reja, ata kanë nisur punën për projektet e ardhshme. Kënaqësi të isha sot bashkë me artistët, në ambientet e rikonstruktuara të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, bën të ditur ministrja e kulturës Elva Margariti ne Facebook.

Pas më shumë se 60 vitesh nga ndërtimi, godina e TKOB-së iu nënshtrua për herë të parë rikonstruksionit. Projekti, që kapte shifrën e 1 miliard lekëve, synonte t’i rikthente dinjitetin artit dhe artistëve që vijojnë të performojnë në këtë skenë.

Të bindur se artistët meritojnë më shumë, ndërmorëm këtë hap të guximshëm, për të nxjerrë në dritë një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vend. Një investim madhor, për të cilin ia vlente pritja. Por gjithsesi, do të kisha dashur të falënderoja çdo artist, një për një për sakrificat e këtyre tri viteve; prapavijën e padukshme, por që mban një peshë të jashtëzakonshme në realizimin e një vepre dhe çdo partner që na mbështeti në këtë sfidë Shfaqja e parë në skenën e re do të jetë me të vërtetë një moment historik, por edhe akomodimi i artistëve në shtëpinë e rinovuar, ishte pa dyshim një ngjarje e madhe. Gjithçka premton një erë të re për Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, shprehet Margariti.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV