Sulm me thikë në xhaminë e Londrës, Policia: Nuk është akt terrorist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka mbetur i plagosur në një sulm me thikë brenda një xhamie në Londrën qendrore . Sulmi ndodhi gjatë lutjeve të pasdites, pas orës 15:00 në Xhaminë Qendrore të kryeqytetit.

Autoritetet britanike kanë konfirmuar në një deklaratë për shtyp se sulmuesi është arrestuar menjëherë për “vrasje të mbetur në tentativë“.Pas sulmit, Policia e Londrës ka njoftuar se, për momentin incidenti nuk po hetohet si një akt terrorist .

Sipas disa besimtarëve që ndodheshin në vendngjarje agresori, 29 vjeç, kishte filluar të frekuentonte xhaminë që prej gjashtë muajsh.

Autoritetet deklaruan se i plagosuri është një burrë rreth 70 vjeç dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga dëshmitarët shpjegoi se agresori po lutej pas viktimës para se ta godiste atë me thikë në shpinë. Në momentin e incidentit, gjatë namazit të pasdites brenda xhamisë kishte rreth 100 vetë./Fjala.al

Të fundit

Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato...

Nesër mblidhet Sekretariati i Etikës në Kuvend, ja çfarë pritet të ndodhë

Ditën e nesërme do të mblidhet në orën 11.30 Sekretariati i Etikës në Kuvend, për kërkesën e grupit parlamentar të PD për të shpallur...

Merr flakë apartamenti në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë

Një apartament në "Zog të Zi" në Tiranë është përfshirë në flakë paraditen e sotme. Zjarri është izoluar ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale. Nuk dihet ende...

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të madhe nga publiku. Megjithëse tashmë...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Lajme të tjera

Web TV