VIDEO/ E ngacmuan në shkollë, djali: Mama më jep një litar të varem!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reagimi i një vogëlushi në Australi pas ngacmimit që i është bërë në shkollë ka prekur të gjithë botën e rrjetit.

Në videon e publikuar në media, shfaqet vogëlushi i cili i lutet nënës së tij që t’i japë një litar për të varë veten, pas ngacmimeve që ka marrë në shkollë për gjatësinë e tij.

Ndërkaq, australianët dhe yjet e sportit kanë dërguar mesazhe mbështetjeje për 9 vjeçarin.

Nëna e tij, Yarraka Bayles nga Brisbane i Australisë, filmoi djalin e saj Quaden duke qarë në makinë, të cilin sapo e kishte marrë atë nga shkolla këtë të mërkurë.

Djali i cili vuan nga achondroplasia,  pasi është shtatshkurtër i lutet nënës së tij: ‘Më jep një litar, unë dua ta vras veten. Dua ta godas veten me thikë me zemër … Dua që dikush të më vrasë”.

Që pas shpërndarjes së videos, nëna e djalit të vogël, Bayles është përmbytur me mesazhe mbështetjeje nga të huaj, duke përfshirë edhe fëmijët e tjerë.

Madje një grup sportistësh të një ekipi australian kanë kontaktuar familjen, duke e ftuar Quaden t’u bashkohet atyre që të dalin në fushë këtë të shtunë, në fundjavë./Fjala.al/

Të fundit

Mbërrin në Tiranë presidentja e Hungarisë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në Tiranë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. Pas takimit...

Veliaj publikon videon e veçantë me të birin: Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve. Teksa ka publikuar një video duke luajtur me të...

Historia e urës së Bruklinit dhe parada e elefantëve

Për t'u provuar njujorkezëve se ishte e sigurt, Ura e Bruklinit u testua nga një paradë e kafshëve të rënda ekzotike: elefantëve, dromedarëve dhe...

Lindi më 1 qershor 1926/ Merlin Monro, misteret e vdekjes se seks simbolit amerikan

Nga Leonard Veizi Ishte 36 vjeç dhe si shumë të tjerë dhe vuante nga insomnia, një term mjekësor që tregon pagjumësinë. Për këtë merrte qetësues...

Dy komisariate ndryshojnë varësinë, vëmendje krimeve kibernetike dhe problemeve në…

Me fillimin e muajit Qershor policia e shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime ne menyrën e organizimit të punës së  saj. Prej kësaj të enjte komisariati...

Lajme të tjera

Web TV