Përplasja e studentit me Ramën, ish-zv.ministri: Duhet elitë e re universitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Muka, ish-zv.ministër i Arsimit, thotë se vendi ka nevojë për një elitë të re universitare. Ai e komenton si të turpshëm mosreagimin e dekanëve dhe të rektorit të Universitetit të Mjekësisë ndaj përplasjes së një studenti me kryeministrin Edi Rama.

“Diploma juaj biletë për arratisje”, bërtiti dje studenti në Pallatin e Kongreseve teksa Rama po mbante fjalimin në ceremoninë e diplomimit të Universitetit të Mjekësisë. Kryeministri iu përgjigj protestës së studentit duke kërkuar që t’i jepeshin ilaçe për qetësim.

“Është i turpshëm mosreagimi i dekanëve dhe rektorit të Universitetit të Mjekësisë, por edhe profesoratit të mjekësisë, ndaj komunikimit të kryeministrit të vendit në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë. Aksidenti i djeshëm dhe fjalori i përdorur nga kryeministri duke tallur një student, tregon edhe një herë nevojshmërinë e krijimit të një elite të re universitare që ja kthen universitetin njerëzve të dijes dhe ka kurajën t’i thojë politikës larg duart nga universiteti! Kryeministri i vendit duhet të kuptojë se universiteti është hapësirë ku kultivohet fjala e lirë dhe kritika, dhe jo ku mblidhen pleqtë e fshatit të kuvendojnë duke ndjekur parimin e unit njësoj sikurse ndodh në mbledhjet e qeverisë”, shkruan Muka.

“Nga prindër të dorëzuar nuk mund të lindin studentë të revoltuar!”

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV