VIDEO/Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Të dalim me Ilirin më 2 mars në bulevard kundër rilindasve perversë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje shqiptarëve që t;i bashkohen kauzës së presidentit Ilir Meta për të dalë më datë 2 mars në bulevard për të mbrojtur sipas saj Kushtetutën.

Në një takim me strukturat e LSI-së në Shkodër, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sulmuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ajo e ka cilësuar Gjonajn, si falsifikatore të dokumenteve zyrtare, duke iu referuar argumenteve të përdorura një ditë më parë nga Meta.

Gjonaj arriti të falsifikojë protokollet e shtetit, ajo mund të bëjë ç’të dojë me fatin dhe jetën e shqiptarëve. Një ministre që ka vjedhur protokollin dhe e ka falsifikuar atë, ashtu ka arritur të vjedhë dhe pronat e shqiptarëve”, tha ajo.

Sipas Kryemadhit, data 2 mars është e rëndësishme jo vetëm për shqiptarët, por dhe për ndërkombëtarët.

Për të gjithë ata ambasador që kërkojnë Komisionin e Vendecias. Nëse ka një të huaj që të bie dakord me falsifikimin e Etilda Gjonajt, atëherë turp për ata. Nëse këta ambasador janë mashtruar në mënyrë permanente dhe unë e besoj këtë sepse ambasadat punojnë me qeveri. Duhet të kuptojmë se rreziku i cili kanos Shqipërinë shumë shpejt do trokasin ë dyert e shtëpive e tyre”, u shpreh ajo.

Në protestën e 2 marsit e thirrur nga presidenti Meta kundër ‘grushtit të shtetit’ siç e ka konsideruar ai, Kryemadhi tha se do të jetë atje si qytetare.

Më 2 mars unë do të marrë pjesë si qytetare jo se jam me Ilir Metën, se ai me tolerancën e tij dhe besimin që pati në PS nuk u tregua i vëmendshëm për të mos lejuar këtë kapje të gjithë sistemit. Unë do jem aty si një qytetare, si një nënë dhe si një bashkëshorte që do të jetojë e qetë me familjen e saj. 2 marsin do ta shikoj si një pjesëmarrje të thjeshte kundër të gjithë atyre rilindësve pervers që kanë pushtuar shkollat dhe dhunojnë vajzat tona, do marrë pjesë si një pensionist, si çdo studentë, si çdo i papunë’, tha Kryemadhi.


Të fundit

Albin Kurti: Sipas kushtetutës së Kosovës nuk mund të ketë asociacion mbi baza etnike, pikë!

Kryeministri i Kosovës flet në një intervistë ekskluzive për DW për Asociacionin e Komunave Serbe, rrezikun e bosnjëzimit të...

8 nëntor 1977/ Manolis Andronikos, arkeologu që zbuloi varrin e mbretit Philip II të Maqedonisë

Më 8 nëntor të vitit 1977, Manolis Andronikos, një arkeolog grek dhe profesor në Universitetin Aristotelis të Selanikut, zbulon varrin e mbretit Philip II...

‘Open Balkan’ nuk është në krizë’, kryeministrja serbe: Do të kemi tjetër dialog me Malin e Zi

Kryeministrja e Malit të Zi, Ana Brnabiç është shprehur se vendi do të ketë një tjetër dialog me Malin e Zi. Këto komente Brnabiç i...

Alen Delon, idhulli i vajzave të Parisit… dhe Tiranës

I lindur më 8 nëntor 1935 në periferi të Parisit, aktori i njohur francez tanimë është 86 vjeç   Nga Leonard Veizi   Në kinematë e Tiranës u...

Lajme të tjera

Web TV