Kosova, ministri Daçiç: Po u hoq taksa pa kushte, rifillojmë dialogun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ivica Daçiç, që është dhe  ministri i Jashtëm i Serbisë, thotë se taksa për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë duhet të hiqet në mënyrë që dy vendet të rinisin dialogun.

I pyetur nga gazetarët rreth deklaratës së kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili sipas mediave kosovare është shprehur se taksa duhet të hiqet dhe të vendoset masa e reciprocitetit Daçiç tha:

Vazhdimi i dialogut është në interes të të gjithëve, jo vetëm në interes të Beogradit por edhe të Prishtinës. Nga Isa Mustafa e deri tek të gjithë ata që mendojnë se taksa nuk duhet të hiqet, thjesht po kërkojnë një alibi të re pse taksa të mos hiqet”.

Shefi i diplomacisë serbe vuri në dukje se çështja e heqjes së taksës është kthyer në çështje aktuale në ditët e fundit edhe nga zyrtarë amerikanë, gjermanë, francezë, por edhe nga përfaqësues të BE-së.

Disa prej tyre kanë komentuar drejtpërdrejt idenë e Albin Kurtit se duhet të vendoset masa e reciprocitetit pa e menduar dhe pa e ditur se çfarë do të thotë kjo. Synimi është që të shfuqizohet taksa pa kushte dhe të rifillohet dialogu”, ka përfunduar ai.

Të fundit

“A e nisët si diktator ditën e parë?”, gazetari e vë “me shpatulla pas muri” Trumpin

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të...

Çfarë i tha djali i Trump në vesh ish-Presidentit Biden që ndryshoi mimikën e fytyrës?

Barron Trump pati një përballje  të shkurtër me ish-presidentin Joe Biden gjatë inaugurimit të babait të tij, dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë qenë...

“Më treguan videot e vajzës”/ Vrasja në Dragoç, babai i autorit: Jemi ngujuar si fis

Prej 15 ditësh, familja Hasaj në Postribe të Shkodrës, është e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Ata nuk mund të ndalin nga banesa për shkak...

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa kombinime shenjash kanë një harmoni...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Lajme të tjera

Web TV