Tjetër përballje e Albin Kurtit me liderët serbë, në Londër me Ana Brnabiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ndodhet në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Në samitin që i çel punimet nesër, janë të ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të organizatave të shumta.

Raportohet se qeveria e Kosovës do të paraqitet në samitin e BERZH me projekte specifike, për të cilat do të kërkojë fonde nga donatorët për financimin.

E pranishme në samit do të jetë edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

Midis Kurtit dhe Brnabiç kjo do të jetë përballja e parë që kur lideri kosovar hyri në zyrën e kreut të qeverisë së Kosovës.

Në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, e zhvilluar pak ditë më parë, Albin Kurti pati një përballje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, kur tha se “është koha që Serbia të clirohet nga Kosova” dhe për këtë kërkoi edhe ndihmën e partnerëve evropianë.

Të fundit

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal,...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Meta: Kjo është opozita e vërtetë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social "facebook" ka postuar foto nga protesta që mbajti sot opozita para bashkisë...

Nuk ka rikthim në Mynih, Julian Nagelsmann rinovon me kombëtaren e Gjermanisë

Vazhdim me Gjermaninë apo rikthim te Bayern Munich? Tani nuk ka më dilema rreth së ardhmes së Julian Nagelsmann. 36-vjeçari, i cili kishte kontratë me...

HARTA/ Vendet më paqësore në vitin 2023. Shikoni në ç’vend ndodhet Shqipëria

Nga izolimi gjeografik i Islandës dhe përkushtimi ndaj energjisë së rinovueshme te neutraliteti dhe institucionet e forta të Zvicrës, këto vende demonstrojnë se paqja...

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, nënshkruan marrëveshjen për implementimin e Kartës së Studentit, një nismë që prek...

Lajme të tjera

Web TV