Italia bllokon 25 tonë mbetje të rrezikshme, ishin gati për në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të parandalimit të aktiviteteve kriminale ndaj mjedisit, karabinierët italianë së bashku me Agjencinë Doganore kanë bllokuar dhe sekuestruar 25 tonë mbetje të rrezikshme të pajisjeve elektrike.

E gjithë sasia e këtyre mbetjeve të pajisjeve elektrike kishte destinacion Shqipërinë. Ky aksion vjen vetëm pak ditë pas sekuestrimit në portin e Vlorës të 40 metër kub të mbetjeve kancerogjene që do të derdheshin dhe groposeshin në vendin tonë.

Në aksionin e saj, Italia ka shtuar kontrollet në portet që e lidhin me Evropën Lindore dhe ato të Afrikës së Veriut.

Kjo ngarkesë u kap më 4 shkurt, ku pas dyshimeve u kontrollua dhe në të u gjetën pajisje elektrike pa dokumentacionin e duhur.

Sipas mediave italiane, ato janë klasifikuar si të rrezikshme dhe ishin vendosur në mënyrë të fshehtë në një gjysmë-rimorkio, të gatshme për t’u nxjerrë jashtë Italisë.

Në fund të hetimit dhe në kontrollin e gjithë ngarkesës, është kapur gjithashtu edhe personi përgjegjës i cili merrej me menaxhimin e paautorizuar të mbeturinave të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, ndërsa po tentonte t’i sillte në Shqipëri nëpërmjet portit të Ankonës.

Kjo dërgesë, e cila ishte destinuar për në Shqipëri shënon rastin e dytë të njohur publikisht ku u tentua të grumbullohen dhe groposeshin në vendin tonë mbetje të rrezikshme, ndërsa dyshimet janë ngritur se në Shqipëri kanë ardhur edhe 15 herë të tjera mbetje të rrezikshme, ku e përfshirë rezulton edhe mafia italiane.

LEXONI EDHE: Si u fut në lojë mafia italiane/Kanë sjellë në Shqipëri edhe 15 herë të tjera lëndë të rrezikshme

Shqipëria duket se është shndërruar në një kosh të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Pas arrestimit nga policia të 6 personave në qytetin e Vlorës, të cilët po sillnin në Shqipëri 40 metër kub lëndë të rrezikshme përmes tragetit, të tjera detaje kanë dalë në dritë.

Policia gjeti në bordin e tragetit lëndë tejet të rrezikshme të cilat përmbajnë sasi të mëdha asbesti që janë tmerrësisht të dëmshme për shëndetin e njerëzve.

Por, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur me sjelljen e lëndëve të tilla në Shqipëri. Sipas mediave italiane, të paktën 15 herë janë transportuar drejt brigjeve shqiptare mbetje toksike të rrezikshme.

Shqipëria është shndërruar që pas viteve ’90 në një kosh mbeturinash të shumë vendeve të huaja, ndërsa kjo praktikë vijoi të bëhet e dukshme në vitin 2003, kur edhe vendi ynë ndaloi importimin e çfarëdolloj mbeturine.Në vitin 2012 policia shqiptare zbuloi disa tonë mbetje toksike, të cilat ishin importuar në mënyrë të paligjshme nga Italia drejt Shqipërisë.

Lexo edhe :  A bëni pjesë në listë? Njihuni me shenjat e horoskopit që do të dashurohen këtë pranverë

Shumë prej mbetjeve në fjalë ishin bateri plumbi dhe ilaçe të skaduara. Një hetim i mëvonshëm zbuloi se disa sipërmarrës italianë kishin lidhje të ngushta me krimin e organizuar si dhe me persona të tjerë që ishin dënuar më parë për grumbullimin dhe groposjen e mbeturinave toksike.

Në territorin shqiptar, shumë ndërmarrje italiane kanë punuar për vite me radhë për grumbullimin dhe groposjen e mbeturinave.

Megjithatë, shumë ekspertë të industrisë së mjedisit kanë ngritur dyshimet se këto biznese përdoren shpesh si mburojë për biznesin e paligjshëm të importimit dhe groposjeve të mbetjeve toksike në Shqipëri.

Ish-senatori i Italisë, Lorenzo Diana dhe njëherësh ekspert i veprimtarisë mafioze shpjegoi vite më parë, se si mafia italiane hyri në lojën e eksportit të mbetjeve toksike në Shqipëri.

Sipas Dianës, kjo lëvizje e mafias italiane, erdhi për faktin se agjencitë e zbatimit të ligjit në Itali po goditnin në mënyrë të vazhdueshme aktivitetet e paligjshme të mafias italiane mbi tregtinë e mbetjeve toksike.

Në këtë mënyrë, mafia italiane gjeti një treg tjetër, siç ishte ai shqiptar, ku shteti ishte më i dobët dhe për pasojë veprimtaria e tyre do të lulëzonte.

Kjo u dëshmua edhe dje kur në qytetin e Vlorës, u arrestuan gjashtë persona me akuzën e transportit të mbetjeve toksike nga Italia.

Drejtuesi i tragetit përfundoi në pranga së bashku me drejtorët e dy ndërmarrjeve shqiptare, të quajtura “Delfini 1” dhe “Komuzi”.

Mediat italiane bëjnë me dije se këto dy kompani kanë kryer më parë të paktën 15 importe nga Italia drejt territorit shqiptar.

Sipas mediave italiane, materiali po transportohej sikur ishin lëndë për pastrim kimik të porositur nga kompania shqiptare “Delfini 1”.

Çështja tashmë i ka kaluar Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila do të hetojë rastin për të nxjerrë në dritë të gjitha fijet që lidhin të arrestuarit me mafian italiane dhe biznesin e paligjshëm të mbetjeve toksike që rrezikojnë jetën e shqiptarëve./Fjala.al/

Të fundit

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se...

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm, dhe rritja e popullsisë nuk...

Lajme të tjera

Web TV