Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Paniku në Shqipëri/ Koronavirusi në prag dhe shfrytëzimi nga “virus-politika”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çfarë po ndodh në vendin tonë pas alarmit se në Italinë fqinje janë regjistruar 219 raste të prekura nga koronavirusi dhe shtatë të vdekur. Qytetarët në Shqipëri boshatisin farmacitë në kërkim të maskave. Ministrja Manastirliu: “Nuk ka asnjë pacient të prekur, kemi marrë masat për ta përballuar”. Opozita: “Po monitorojmë situatën, t’u lihet hapësira ekspertëve”.

Nga Sebi Alla

Paniku është edhe më i madh se pasojat e koronavirusit “Covid-19”, i ngjizur në Kinë, por i përhapur rrezikshëm edhe në vende të tjera. Frika për mbërritjen e virusit vdekjeprurës në Shqipëri ka shtuar dilemat si do të përballohet situata, duke nisur me shumë pikëpyetje mbi kapacitetet trajnuese; infrastrukturën dhe nevojat e tjera që aktualisht edhe vende të zhvilluara ku është shfaqur i ka vendosur në vështirësi. Në Shqipëri, sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nuk ka asnjë rast të shfaqur, por koronavirusi gjithsesi është në prag, për aq kohë sa Italia është vënë në alarm, me 219 raste të konfirmuara dhe shtatë të vdekur. Duke ditur numrin e madh të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali, por edhe fluksin e udhëtarëve drejt këtij shteti, në Aeroportin e Rinasit ka një grup mjekësh që verifikojnë çdo rast të pasagjerëve që mbërrijnë nga Italia. Ministrja Ogerta Manastirliu u pyet nëse po shihet mundësia e mbylljes së kufijve me shtetin italian, si një masë disi ekstreme për të frenuar lëvizjen e personave të prekur. “Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të shihet dhe të vlerësohet mundësia bazuar në shkallën e riskut, por mbyllja e kufijve realizohet në një moment të caktuar kur paraqiten raste apo kemi situatë të epidemisë dhe me përhapje të gjerë, që edhe në ato raste OBSH dhe modelet apo siç aplikohet në vende të tjerë nuk vihen masat agresive kombëtare por izolohet rasti lokalisht dhe më pas të zonave specifike dhe të caktuara”, – u shpreh Manastirliu. Ajo la të kuptohet se pavarësisht rrezikut të përhapjes së shpejtë të koronavirusit, situata aktualisht në vendin tonë është normale, ndërsa janë ngritur edhe dy zona të posaçme brenda spitaleve që do të shërbejnë si karantinë nëse shfaqen rastet e para. Ndërkohë, sipas PD, situata që raportojnë mjekët apo qytetarët, që kanë ardhur mbrëmjen e së dielës dhe dje nga Rinasi, është krejt e ndryshme nga ajo që paraqet ministrja e Shëndetësisë, pasi për opozitën kontrollet kanë munguar.

Shqiptarët në kërkim të maskave, boshatisen farmacitë

Nëpër farmacitë e vendit “malli” më i kërkuar në këto ditë janë maskat për të parandaluar kontaktin e mundshëm me persona të prekur. Përveç rritjes së çmimit të tyre shihet mungesë e theksuar në treg nga kërkesat e shumta, por edhe një lloj histerizmi për t’u mbrojtur në çdo mënyre. Paniku është i pranishëm kudo, që në situatë të tillë është edhe më i rrezikshëm se vetë virusi që deri më tani ka marrë mbi 1600 jetë njerëzish në të gjithë botën, por në mosha të thyera dhe individë të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, alarmi mbetet kryesisht për përhapjen e shpejtë. Zyrtarisht, institucionet e vendit tonë shprehen se deri më tani nuk kemi asnjë rast të regjistruar me koronavirus, por askush nuk siguron se nga kjo situatë që ka alarmuar mbarë botën jemi imunë. Më shumë se 70 mijë persona në të gjithë botën raportohet të jenë të infektuar nga koronavirusi, pjesa më e madhe e tyre në Azi. Numri i viktimave është rritur në të paktën 1600, ku Kina është epiqendra e një situate kaotike, pasi virusi përhapet me shpejtësi, ndërsa deri më tani ende nuk ka asnjë shenjë që vaksina kundër tij të jetë gati. Për më shumë dy zona në Italinë fqinje gati janë kthyer në një karantinë të madhe, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit. Deri më tani në Itali janë regjistruar 219 të infektuar me koronavirus, duke shënuar edhe pesë të vdekur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa dhjetëra të tjerë janë në gjendje të rëndë. Më shumë se 50 000 njerëz në Lombardi dhe Veneto janë në karantinë, ndërsa shkollat, zyrat publike dhe jopublike janë mbyllur dhe të gjitha aktivitetet publike janë anuluar. Gjithashtu, edhe ushtria ka dalë në rrugë për të marrë çdo masë të mundshme bashkë me autoritetet e shëndetësisë për përballimin e situatës. Me koranovirusin te “porta”, institucionet tona të shëndetësisë kanë shtuar masat e kontrollit në pikat e kalimit kufitar, ndërsa po zyrtarisht thuhet se janë bërë gati për çdo emergjencë dy zona që do të shërbejnë si karantinë në situatë rreziku dhe konfirmimi të pacientëve me koronavirus.

Lexo edhe :  Benet Beci jep lajmin e madh: Shkodra, qyteti evropian i sportit 2025

Politika dhe propaganda, “koronavirusi” më i rrezikshëm

Dy palët janë në garë, fatkeqësisht, për të përfituar kredo politike në situatën e epidemisë së një virusi që po përhapet me shpejtësi. Qeveria po intensifikon deklaratat, e madje më shumë se të japë kohën specialistëve po kap vetë televizionet dhe ballinat e portaleve për të treguar se po i “përballojmë situatat me dorë të hekurt”. Nga ana tjetër edhe opozita ka kahun e kundërt, që bën thirrje për përgjegjshmëri dhe kritikon masat e marra deri më tani, që sipas saj janë të pamjaftueshme. “Kemi ndjekur dhe monitoruar komunikimet nga autoritetet. Kam disa mesazhe që dua t’i përcjell në një moment që e di se shumëkush prej jush prindër po përjetoni momente ankthi. është koha të flasin mjekët dhe ekspertët. Të hartohet plani i detajuar i masave. Plani duhet të shpërndahet me qytetarët që qytetarët të informohen. T’u vihet në ndihmë më të rrezikuarve duke ditur se infeksioni nuk shfaqet menjëherë”, – tha kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas tij, duhet të krijohet një regjistër që vjen nga zonat e infektuara. “Nuk është koha për propagandë. Qeveria ka për detyrë të veprojë në mbështetje të mjekëve. Vendi jonë ka specialistë që mund ta menaxhojnë këtë situatë”, – theksoi ai. Nga ana tjetër shihet edhe një dalje më e shpeshtë e drejtuesve politikë të qeverisë që më shumë se të japin të dhëna për gjendjen aktuale dhe masat e marra në ndihmë të qytetarëve, hapësira publike po përdoret për “kredo politike”.

*Flasin nga zonat e prekura nga virusi në Itali për gazetën “Fjala” gazetari Taulant Kopliku, Bledjana Beqiri dhe Jurgena Alijaj.

Coronavirusi në Itali, shqiptarët nga zonat e prekura flasin për Fjala.al

Të fundit

PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste

Të paktën në retorikën publike, socialistët nuk duken aspak të sfiduar nga kundërshtarët e tyre politikë,  duke pranuar tashmë...

Takimi i PL-së në Skrapar/ Meta nga burgu: Do t’i japim zgjidhje të gjitha problemeve

Ilir Meta edhe pse pas hekurave ka postuar një mesazh falenderues pas takimit të përfaqësuesve të partisë së Lirisë me strukturat drejtuese në Skrapar. Kreu...

Dënimi me arrest shkaktoi divorcin? Habit këngëtarja: Mora dy djemtë….

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida Hisku rrëfeu për herë të parë në emisionin S’e Luan Topi ndarjen nga bashkëshorti pasi regjimi komunist e la...

Çmimi për prodhuesit e energjisë/ Caktohet vlera për vitin 2025

Energjia e prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të blihet nga shteti me 10 lekë/kWh. Enti Rregullator i Energjisë ka...

Ekspertët: Zona e Alpeve po vuan nga shpopullimi, mund t’a dëmtojë shumë shpejt turizmin

Në Shqipëri, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030, e cila po konsultohet me ekspertë të fushës dhe komunitetet...

Lajme të tjera

Web TV