Vrau gruan dhe vajzën 20 vite më parë, burri në TV:E gjeta në krevat me komshiun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë është risjellë ditën e sotme në emisionin televiziv me “Zemër të Hapur” ku protagonisti ka rrëfyer se si i ka marrë jetën bashkëshortes së vet dhe të bijës 20 vite më parë. Ngjarja e rëndë është shënuar në Tepelene dhe 70-vjeçari Selam Qendro ka treguar momente tronditëse nga skena e krimit të datës 4 prill të vitit 2000. Ai gjendej në studio për shkak të një padrejtësie që mendon që i ka bërë sistemi gjyqësor por ai ka lënë qelinë me anë të gjykimit të shkurtuar.

Edhe pse ka kryer krim të dyfishtë duke vrarë bashkëshorten dhe të bijën vetëm 13 vjeç, Qendro e ka mbaruar dënimin dhe tashmë ka dalë publikisht nëpërmjet një televizioni duke treguar se gruan e kishte vrarë se e kishte gjetur me komshiun në dhomën e tyre të gjumit. Për të shpëtuar nënën të mos vritej mes tyre ka hyrë e bija dhe më pas burri që ishte ditën e sotme në studio i ka vrarë nënë e bijë. Por ai nuk ka mundur të vrasë personin që sipas tij ka gjetur në shtëpi me të shoqen.

Rrëfimi

“Unë kthehesha nga bagëtitë pasi punoja bari. Kur u ktheva në shtëpi gjeta gruan me komshiun në krevatin tim, ai doli menjëherë nga shtëpia. Ishte shumë e rëndë dhe nuk u përmbajta, mirë ishte që të mos veproja kështu, dhe bëj thirrje që askush të mos veprojë kështu në një rast të tillë. Armën e kisha në shtëpi dhe e kisha me leje, e dinte policia. Kisha qenë në Gjirokastër një ditë më parë dhe unë kuptoja që ata donin të më eliminonin.

Më është nxirë jeta. Herë unë, herë fëmija qëndronim në mal, shkëmbehesha me radhë. Unë kam ardhur në xhade për në Tepelenë, aty më gjeti dhe policia. Rakip Caka, ishte ai personi i cili më çoi deri këtu. Njëri nga djemtë ishte ushtar, njëri në mal, ndërsa vajzat në shtëpi! Rashë në koma tre muaj pasi ishte një ngjarje e rëndë. Familjarët e familjes Caka hanë dhe pinë me familjen e bashkëshortes time, ta marrë vesh gjithë Shqipëria dhe Tepelena!.

Lexo edhe :  “Lumë” gjobash ndaj shoferëve në Tiranë, ndëshkimet më të mëdha për tejkalim shpejtësie

Mbaja armë të mbrohesha

Unë erdha në shtëpinë time dhe gjeta dikë në shtrat. Armën e mbaja me leje, kisha një pushkë me leje. Nuk e pranoj kurrë që ishte një vrasje me paramendim sepse nuk mund të bëja një gjë të tillë. Personat që më kanë takuar në burg janë vëllai i madh dhe djali i vogël, të cilin nuk e kam pritur mirë. Djali i madh ishte në ushtri, vajza ishte e martuar që në vitin 2004. Kur dola në 20 tetor nga burgu i Fierit erdhi vëllai i madh atë ditë. Pak ditë më vonë erdhi djali dhe më tha që të shkoja të jetoja me të në Tiranë.

Isha në qiell të hapur, vëllanë edhe kunatën i kam të sëmurë, unë njeriu në kallo nuk i kam shkelur, për atë që bëra kreva dënimin. Jam penduar dhe mund t’u them fëmijëve më falni. Isha njeri punëtor, njeri i punës, por fëmijëve nuk ua mohoj dashurinë për nënën. Nuk kisha dëgjuar asgjë për bashkëshorten, por dashnori i gruas në 1999 tentoi të më vriste dhe unë mora masa për t’u mbrojtur. Mbrohesha për këtë. Në 1999 në nëntor kam shkuar në polici për kërcënimin.

Nuk më ka lavdëruar njeri sepse unë kreva një vrasje të dyfishtë. Unë në mendjen time kisha punën edhe shtëpinë. Edhe lot të hedhë sot 24 orë nuk do të kthente gjë tjetër. Unë asnjë nuk kam cenuar, nuk shkova në banesën e dikujt tjetër por unë e gjeta tjetrin në shtëpinë time. Këtu nuk erdha të marr lëvdata, vendimet janë pa firmë edhe pa vulë, unë ju drejtova drejtësisë dhe vuajta dënimin.

Nuk mund të më deklaronin fajtor me burgim të përjetshëm. Kam ardhur për pavlefshmërinë e dokumenteve. T’i referohemi ligjit, kush e nxjerr një vendim pa firmë? Mua më cenuan. Vendimi është marrë vetëm me firmën e sekretares, plagët e mia nuk i shëron askush në botë! Burimi Balkanweb!

 

 

Të fundit

Jeni në dietë por stresi nuk ju lë të qetë?/ Ja shtatë mënyra për ta minimizuar

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues...

Çfarë është migrena e heshtur, ja si ta dalloni dhe ta trajtoni për t’u ndjerë më mirë

Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjta. Në fakt, disa nuk shoqërohen...

Drama e eksporteve/ Fasoneritë drejt një kolapsi, tekstilet e këpucët nuk ngrenë kokë

2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksportuesve shqiptarë, të cilët po ndikohen si nga konjuktura e pafavorshme e kërkesës ndërkombëtare...

Zona e Interesit ka të bëjë me rrezikun e injorimit të mizorive… edhe në Gaza

Nëse fjalimi i guximshëm i Jonathan Glazer për pranimin e Oskarit ju bëri të mos ndiheni rehat, kjo ishte pika   Nga Naomi Klein   Është një traditë...

Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, zbardhen detajet nga takimi

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama, e ka nisur herët punën ku është shfaqur teksa hynte në selinë e Partisë Socialiste, aty ku pritet...

Lajme të tjera

Web TV