test

VIDEO-Babai i vrau nënën/ Vajza shpërthen në britma: Më lini të shoh trupin e mamasë sime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e gruas së vrarë ditën e sotme në qytetin e Durrësit ka shpërthyer në britma dëshpërimi teksa ka kërkuar që të shohë trupin e nënës së saj, ndërsa forcat e policisë tentojnë ta mbajnë larg viktimës.  Ata e shoqërojnë vajzën për ta mbajtur larg vendit të ngjarjes ku babai vrau me levë nënën e saj.

Gruaja 59-vjeçe u godit me levë brenda biznesit të metrazheve që kishte bashkë me burrin e saj.

Ngjarja ndodhi në sheshin ‘Azem Hajdari’ të qytetit bregdetar. Para krimit, mësohet se çifti janë konfliktuar me njëri-tjetri. Më pas, 63-vjeçari ka goditur me levë hekuri gruan e tij 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Deri më tani nuk dihet arsyet e këtij krimi të rëndë. Ndërkaq, policia thekson se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Më datë 26.02.2020, rreth orës  11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij,  shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Kjo është ngjarja e dytë kriminale ku vritet një grua pas asaj të mbrëmjes së djeshme në Mirditë ku një grua u vra bashkë me të vëllanë nga ish-burri i saj, i cili ndodhet në kërkim nga policia.

Të fundit

“E di o shpirt që të kam mërzitur…”, thumbon Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë. Kjo për shkak...

Digjet Greqia! Më shumë se 300 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit

Greqia po përgatitet për atë që pritet të jetë një sezon i gjatë zjarresh i nxitur nga një qershor i nxehtë pa precedentë, sipas...

Luftë për vendin e parë në grupin B, formacionet zyrtare të supersfidës Spanjë-Itali

Spanjë-Itali do të mbyllin javën e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, grup në të cilin është pjesë edhe Shqipëria. Ndërsa jemi...

Ambasadori: Kam farkëtuar marrëdhënien më të fortë mes MB dhe Shqipërisë

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith u shpreh se gjatë 3 viteve të qëndrimit të tij si diplomat i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri...

Prej kohësh vuante nga sëmundja, ndërron jetë aktori i njohur

Aktori me famë botërore Donald Sutherland, i njohur për rolet në, “Klute” dhe “The Hunger Games”, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën...

Lajme të tjera

Web TV