Marrëdhëniet Rusi-Shqipëri? Ja çfarë deklaron Lavrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një kohë të gjatë, rreth 25 vite, nuk kishim vizita zyrtare të rangut të lartë të politikanëve midis Shqipërisë dhe Rusisë. Vizita e kryeministrit Edi Rama në Moskë më ftesë të Sergey Lavrov duket se u theu pak akujt.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u pyet  për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lavrov theksoi se është pala shqiptare që duhet të përgjigjet për këtë çështje. Ministri tha se Rusia e kupton qëllimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por nuk sheh asnjë arsye përse marrëdhëniet me Rusinë të mos zhvillohen.

Është pala shqiptare që duhet ti përgjigjet kësaj pyetje. Ne i dimë qëllimet e Shqipërisë për anëtarësimet në BE dhe e kuptojmë që është një realitet politik. Shqipëria mund të jetë një nga ato shembujt që detyrimet e ndalojnë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Nuk shoh asnjë arsye përse mos të zhvillohen”, tha Lavrov.

Sa i përket çështjes së Kosovës, ministri rus u përqendrua te rezoluta 12/44 e OKB-së, duke iu shmangur përgjigjes nëse Rusia mund ta njoh ose jo pavarësinë. Gjithsesi, ai bëri me dije se Moska do të mbështesë çdo marrëveshje që do të arrihet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ju pyetët nëse mund të mendojë ndonjë datë se kur Rusia do të njoh Kosovën. Është ajo çfarë përmendi kryeministri që duhet të ketë zbatim për atë që bihet dakord. Ka një rezolutë 12/44, e cila është miratuar dhe ka një sërë marrëveshjesh të arritura midis Beogradit dhe Prishtinës me negocimin e BE-së, siç është asosacionin i komunave serbe. Marrëveshja është arritur 6 vite më parë dhe Prishtina refuzon ta zbatojë. Ne mbështesim çdo marrëveshje që do të arrihet. Këmbëngul që kjo çështje të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve që janë arritur”, u përgjigj Sergey Lavrov.

Rama: Rusia nuk është armike e bashkëpunëtorëve tanë

 


Të fundit

Greqia nuk gjen qetësi/ Një tjetër tërmet godet zonën e Tilos, ja sa është magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Greqinë. Tërmeti është regjistruar  në orën 15:14 në zonën...

Veliaj: Lajm i mirë biletimi elektronik! Krijimi i sistemit të koordinuar të transportit

Lëvizshmëria dhe sfidat aktuale të qarkullimit në kryeqytet, por edhe perspektivat e mobilitetit alternativ, ishin fokusi i takimit të organizuar nga Bashkia e Tiranës,...

Lajmi i fundit/ Ndërron jetë tragjikisht në fushë futbollisti 16-vjeçar i Trepça ’89

Një ngjarje e rëndë, por edhe e hidhur për futbollin kosovar ka ndodhur këtë të shtunë. Një lojtar junior i Trepça ’89 është ndar...

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse po konsolidojnë pozicionin në Mariupol

Rusia po konsolidon praninë e saj ushtarake në qytetin port të pushtuar të Mariupolit duke ndërtuar një bazë të madhe ushtarake. Lajmi është bërë i...

Liderët e BE vijnë të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

Më 6 dhjetor, për herë të parë Shqipëria do të presë liderët e vendeve të Bashkimit Europian në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në...

Lajme të tjera

Web TV