Vrasjet e grave/ Basha: Duhet shtet serioz që të shmangë krimet në familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me situatën e rëndë që ka përfshirë Shqipërinë, ku gratë po vriten njëra pas tjetrës.

Kryedemokrati Lulzim Basha, thekson se ngjarja e mbrëmshme në Rrëshen që i mori jetën Esmeralda Filopatit nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit, duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë dhe të ngrihemi me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur nënat dhe vajzat.

Basha shton se vendi ka nevojë për një shtet serioz për të shmangur këto drama.

Jam shumë i tronditur nga vrasja brutale e Esmeralda Filopatit, nënë e tre vajzave dhe vëllait të saj Vledisonit. I dyshuari kryesor, ish-burri i viktimës, ka qenë më parë në burg për dhunë në familje dhe e ka kërcënuar atë vazhdimisht. Shteti dhe shoqëria duhet të ngrihet me forcë kundër fenomenit të dhunës në familje për të mbrojtur vajzat dhe nënat nga këto krime monstruoze. Shqipëria ka nevojë për shtet serioz dhe dënime të ashpra për të shmangur këto drama të dhimbshme. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes time janë me familjen Filopati dhe miqtë e të afërmit e viktimave”, shkruan Basha.

Të fundit

VIDEO/ Ngjarje e jashtëzakonshme, presidenti i klubit turk grushton arbitrin kryesor

E pazakontë, e turpshme dhe për të ardhur keq: Presidenti i skuadrës turke, Ankaragucu, bën veprimin e papërgjegjshëm dhe...

Nis studimi i terapisë së kombinuar të kancerit “mRNA”

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”, i cili konsiston në përdorimin...

Ish-kryeministri ‘non grata’ në SHBA, Minxhozi zbulon mesazhin e amerikanëve

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar deklaratën e të ngarkuarit me punë të SHBA në Tiranë, David Ëisner, i cili tha se nuk i përgjigjet...

Analisti britanik bën paralajmërimin e frikshëm: Evropa të nisë përgatitjet për luftë

Shtetet anëtare të NATO-s në Evropë po përballen me një krizë të madhe – Rusia dhe Kina po armatosen me shpejtësi, me Moskën që...

Ende asnjë gjurmë nga telefoni i Liridonës, hetuesit kërkesë “Apple” për gjetjen e tij

Të tjera informacione janë zbuluar për vrasjen tragjike të Liridona Ademajt. Hetuesit e vrasjes kanë dërguar një kërkesë (apostile) në kompaninë Apple, një vendim...

Lajme të tjera

Web TV