Detaje nga vetëvrasja e Fatmir Kolecaj/ Shkëmbeu zjarr me policinë, plagosi një efektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i masakrës së Rrëshenit, i cili u vetëvra sonte ka pasur një përplasje me armë me policinë.

Bëhet fjalë për shtetasin  Fatmir Kolecaj i cili para dy ditësh vrau ish-gruan dhe vëllain e saj në derë të shtëpisë.

Gjatë shkëmbimit me armë është plagosur një polic në këmbë ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka vrarë veten me armë zjarri.

Policia e Shtetit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Lexo edhe :  Dita Botërore e Parkinsonit, sa vuajnë shqiptarët nga kjo sëmundje

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit

Si e fitoi kuzhinieri spanjoll një linjë telefonike për në Shtëpinë e Bardhë?

José Andrés dërgon kuzhinierë në zonat e fatkeqësive. Ai ka udhëhequr një reagim të ashpër për Gazën kundër Netanyahut...

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, bota duhet të veprojë: kriza na kërcënon të gjithëve

Netanyahu donte një konflikt më të gjerë dhe Teherani ka hyrë në grackën e tij. Fuqitë e mëdha duhet ta ndalojnë menjëherë këtë Nga Simon...

Bashës nuk i del inati me kthimin e Berishës në PD: “Pazar për Xhaçkën”

Shpëtimi i mandatit të Olta Xhaçkës nga Kuvendi, në leximin politik të Lulzim Bashës është një pazar tjetër mes PS dhe Rithemelimit. Në këmbim...

Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

Po ajo mënyrë funksionimi: E paqartë, e pa vendosur, e dyzuar dhe pa ide. Rithemelimi nën drejtimin e Gazmend Bardhit si numri dy, nuk...

Lajme të tjera

Web TV