Frika nga koronavirusi, merret vendimi për Lojërat Olimpike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e koronavirusit në shtetet evropiane ka alarmuar çdo person dhe ka bërë që të shtyhen një pjesë e aktiviteteve sportive si dhe vuri në diskutim zhvillimin e Lojërave Olimpike.

Megjithatë Drejtori i Përgjithshëm, i komitetit organizator, Toshiro Muto, ka bërë një njoftim zyrtar ku bën me dije se lojërat do të vazhdojnë, megjithatë ka theksuar se përmasat e aktivitetit në fjalë do të jenë të zvogëluara.

“Frika nga koronavirusi nuk do të pengojë ngritjen e pishtarit të Lojërave Olimpike, por do të zvogëlojë përmasat e evenimentit.

Nuk ka plane për të anuluar ngritjen e flakës Olimpike, pishtari ikonik i së cilës do të përshkojë gjithë Japoninë për të arritur më pas në destinacionin përfundimtar të saj, që është Tokio ku dhe do të zhvillohen Lojërat 2020”.-ka thënë Toshiro Muto.

Stafeta për mbajtjen e pishtarit do të fillojë më 26 Mars siç edhe ishte planifikuar, ndërsa janë duke u marrë masat për zhvillimin e evenimentit pa rritur rrezikun e infektimit të pjesëmarrësve me koronavirus.

Muzeu Olimpik i Japonisë, që është ndërtuar pranë Stadiumit Olimpik në Tokio, do qëndrojë i mbyllur deri më 16 mars në pritje të udhëzimeve të reja nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit./Fjala.al/

Të fundit

VIDEO/ Flamuri i PD-së “hyn” me dron në shtëpinë e BBV, mesazh për Luizin

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe...

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin binjak. Megjithatë, jo gjithmonë dashuria triumfon,...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

Lajme të tjera

Web TV