Katër dekada në objektivin e Bujar Kores, rrëfehet operatori i njohur i TVSH-së

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në një rrëfim për gazetën “Fjala”, operatori i njohur i TVSH-së kthehet pas në të shkuarën dhe tregon vështirësitë dhe privilegjet e profesionit

Nga Alessia Selimi

I dhënë së tepërmi  pas gjuhës vizuale, operatori i vjetër i Televizionit Shqiptar, Bujar Kore, shihej ngado; në distanca të largëta, si dhe të afërta, në një udhëtim komod me avion, por edhe nëpër makina të larta dhe agresive të punës.

Në katër dekada, në supet e tij ka rënduar gjithnjë një kamera.  “Ariflex” me film 16 milimetra, një kamera të sistemit “Beta”, si dhe një “Soni DV Cam”. Padyshim, aparate të llojeve të ndryshme, ndonëse përmbanin në vetvete të njëjtin mision: dokumentimin, përjetimin e një çasti.

Si operator mbart mjaft të tilla, të gdhendura në memorie, jo pak të rëndësishme! Përbëjnë historinë e një vendi në udhëkryq, plot andralla.

Në një rrëfim për “Fjala”, Bujar Kore kthehet pas në të shkuarën, si dhe ndan atë çka e konsideron shqetësim,  shkak të një trishtimi, që duket se hera herës mposht arritjet profesionale.

“Kam qenë një i ri mjaft energjik, tepër i lidhur pas punës. Karriera ime si operator nisi më 1972-shin. Me një ritëm të vazhdueshëm dhe intensiv, pa shkëputur kurrsesi dëshirën për të bukurën. Nuk ishin të paktat ato raste në të cilat e shihja veten rrugëve, pa bërë dallimin e natës nga dita”-rrëfen Bujari, duke shtuar se i mungon ajo kohë.

Tanimë në pension, por 42 vite janë shumë për t’u lënë në harresë. Tingëllon akt i pamundur për autorin e filmimeve të lëvizjes së dhjetorit, rënies së monumentit të diktatorit Enver Hoxha, takimit të studentëve me Ramiz Alinë, gjyqit të Nexhmije Hoxhës dhe Fatos Nanos, si dhe ardhjes së parë të Nënë Terezës në Shqipëri.

Për më tepër kur një pjesë e mirë e punës është përvetësuar nga televizionet private, duke mos respektuar aspak të drejtat e autorit. “Trishtohem që hasem përballë një situate të këtillë, por më duhet të them se të miat xhirime janë marrë dhe shitur. Nuk gjenden më në arkivin e Televizionit Shqiptar”-pohon Bujari, duke u ndalur menjëherë më pas në atë që e konsideron si eksperiencën më të bukur të jetës së tij, në takimin me humanisten Nënë Tereza.

“Ishte e shenjtë. Përtej përshkrimeve dhe komenteve të stërbëra. Jam ndër të rrallët që ka një foto me të. Shumë vonë e kam zbuluar këtë detaj, pasi ajo nuk mund ta konceptonte shfrytëzimin e imazhit, e shihte shumë larg virtyteve dhe vlerave njerëzore. E kam takuar për të parën herë në vitin 1989, kur zbriti në aeroportin e Rinasit. Ishte vizitë historike, pavarësisht faktit se media jonë e kaloi përciptazi. Risjell në vëmendje një kohë kur feja në vend ishte e ndaluar dhe besimtarët luteshin fshehurazi nëpër shtëpi. E shoqëruar nga disa motra, shtatvogël, linte kudo që shkelte një ndriçim prarues. Një ndriçim që u injorua dukshëm nga zyrtarët e lartë të kohës”-shprehet Bujari.

Lexo edhe :  Mblidhet Komiteti Teknik/ Hiqet maska, ja si do të ndryshojë ora policore

Ky operator i vjetër nuk ngurron ta cilësojë veten të privilegjuar. “I imi profesion është shoqëruar me mjaft momente të vështira, por s’mund të mohoj përftimin e një lumturie të pashoq. Të gjithë udhëheqësit e vendit të pas Luftës së Dytë Botërore, janë filmuar nga unë.  Teksa kanë pritur dhe përcjellë delegacione në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Kësisoj, kam patur fatin të shoh shumë vende të botës, pa diskutuar që në Europë mund të kem shkuar me dhjetëra herë.”

Privilegjet shoqërohen jo rrallëherë nga vështirësitë. Nuk kanë qenë të paktat ato raste kur Bujari ka vendosur jetën në rrezik për hir të profesionit. “E kam parë veten edhe me një revole në kokë, të drejtuar nga një njeri i panjohur, në vazhdën e një turme të tërbuar, gjatë regjimit të Mbretit Zog”-tregon ai teksa rendit një sërë situatash të ngjashme, të ngjizura kryesisht në ’97-ën.

Por pavarësisht gjithçkaje, Bujari ka drejtuar të birin drejt celulozës dhe shiritit manjetik. Veçse mbart rezerva të shumta. Ai mendon se rendja pas perfeksionit, nuk gëzon më hapa të peshuar. “Dikur, ishe i detyruar të kërkoje të bukurën, njerëzit e qeshur. E kundërta nuk pranohej kurrsesi nga fryma propagandistike. Rrjedhimisht, të duhej të punoje me orë të tëra, për të qenë profesionist, gjithmonë në kornizën e mirëpërcaktuar të regjimit. Ndërsa sot, në mungesë të llogaridhënies dhe në prani të diferentizmit, produkti nuk është në nivelin e duhur”-thotë Bujari, i cili ka zgjedhur një tjetër rrugë për t’i qendruar besnik imazheve, artefakteve përshkruese të perceptimit vizual; duke përqafuar dokumentarët.


Të fundit

Tragjike/ Gjendet një person i varur në tunelin e hekurudhës në Librazhd

Një person është gjetur i varur mbrëmjen e sotme në tunelin e trenit të hekurudhës në Dragostunjë, Librazhd. Viktima është...

Makina përplas fëmijën 10 vjeç në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një makinë tip “Golf” në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Për rrjedhojë, vogëlushi është dërguar me...

“Kemi 7 fëmijë, nuk është penduar”/ Gruaja zbulon si nisi konflikti i Mark Kodrës me 25-vjeçarin që la të vdekur 

Ajo tregoi se bashkëshorti ka shkuar në lokal për t’i kërkuar llogari viktimës, Emiljano Ndou, i cili thotë se e ka ofenduar me fjalë...

110 vjetori i pavarësisë po afron. Përse të mos kemi të gdhendur në mal, Ismail Qemalin, Fan Nolin, Faik Konicën dhe Ahmet Zogun?

Nga Roland Qafoku Plot 80 vjet më parë në SHBA përfundoi ndërtimi i një prej skulpturave më të mëdha, më të rralla dhe më të...

VIDEO/ Plas sherri në avion, pasagjerja sulmon stjuardesën dhe i thyen 2 dhëmbë

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një avion të linjës “Southwest – San Diego”, ku një pasagjere ka sulmuar fizikisht stjuardesën. Ngjarja ndodhi...

Lajme të tjera

Web TV