Ministria e Shëndetësisë, përmes Institutit të Shëndetit Publik ka deklaruar se të gjithë njerëzit që mendojnë se mund të kenë shenjat e koronavirusit duhet të njoftojnë për t’iu ardhur në ndihmë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shumica e njerëzve që shfaqin simptomat e koronavirusit duhet të vetëkarantinohen në shtëpi, dhe do të ndiqen nga mjekët e lagjeve apo njësitë administrative.
“Janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar. Në Rinas, po kryet monitorimi i temperaturës për të gjithë pasagjerët. Ministria e Shëndetësisë, i bën thirrje qytetarëve që kanë udhëtuar në vendet e prekura, që kanë pasur kontakte me persona të sëmurë apo jo me COVIT të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Ata që kanë temperaturë apo ethe, kollë, të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzime të duhura. Udhëtarët vlerësohen në drejtim të temperaturës. Aeroporti i Rinasit bën vlerësimin me temperaturë. Ata që kanë prezencë të ndonjë shenje klinike, pa temperaturë, duhet të vetëkarantinohen”, u shpreh Eugena Tomini, pjesë e task-forcës së ngritur ndaj koronavirusit.