Policia e Tiranës ka shoqëruar në orët e para të mëngjesit Ilir Korbin, drejtor Juridik në Universitetin Evropian të Tiranës. Mësohet se Korbi ka qenë në shoqërinë e Henri Çilit, pronar i UET, kur është ndaluar nga efektivët e policisë.
Bashkë me Korbin është ndaluar edhe vetë Henri Çili.
Nga burime jo-zyrtare bëhet me dije se hetimet për botuesin Çili dhe 7 persona të tjerë të ndaluar, kanë nisur nga Prokuroria e Përmetit. Raportohet se ata akuzohen për falsifikim dhe mashtrim, por kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Pritet që policia të dalë me një deklaratë për të sqaruar ngjarjen.