Ndalohet nga policia në orët e para të mëngjesit botuesi Henri Çili

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndalohet nga policia në orët e para të mëngjesit botuesi Henri Çili. Ndalimi i tij është bërë për llogari të Gjykatës së Gjirokastrës dhe prokurorisë së Përmetit.

Ndërsa dyshohet se urdhër-arresti është lëshuar për shkak të një kallëzimi për ndërhyrje tek një gjyqtar për lirimin e një të burgosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Bashkë me Henri Çilin janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë. Sipas informacioneve të para, të arrestuarit do të ndikonin tek gjyqtarët për të liruar anëtarët e bandës së Lazaratit. Një nga të ndaluarit është edhe drejtori juridik në Universitetin Europian të Tiranës, Ilir Korbi.

Të 12 të arrestuarit akuzohen  për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë, ndërsa hetimi ka nisur që shtatorin e vitit 2019.

Henri Çili njihet si pronar i Universitetit Europian të Tiranës dhe botues i gazetës ‘Liberale’.

Forca të shumta policore kanë bërë rrethimin e Universitetit Evropian të Tiranës, ku janë zhvilluar kontrolle përgjatë natës. Megjithatë, pritet një konfirmim zyrtar nga policia.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV