Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi gjatë mbledhjes së task-forcës se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të infektuar me virusin që po godet botën.
18 personat që janë testuar për coronavirus kanë rezultuar të pastër.
Ndërkohë, Manastirliu bëri me dije se deri sot do të jenë shpërndarë 1.2 milion maska kirurgjikale.
Në Spitalin Infektiv janë shtuar gjithashtu dhomat e izolimit për të qenë gati në çdo rast të mundshëm.