Dvorani mohon kontaktet me Henri Çilin: Dosja “Aliko” nuk është rishikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dovrani ka mohuar që të ketë pasur kontakte me botuesin Henri Çili mbi dosjen e vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko. Çili është një prej personave të arrestuar pasi dyshohet se ka ndërhyrë për të rishikuar vendimet për vëllezërit Aliko të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat.

“Çdo çështje rezulton me relator Ardian Dvoranin. Zotin Çili e njoh, nuk jemi miq dhe nuk kam asnjë kontakt. Nuk jam i sigurt nëse kjo çështje nuk është trajtuar me prioritet. Ne kemi 6 mijë dosje penale që presin prej shumë kohe. Nuk jam në dijeni nëse ka patur ndonjë kërkesë për përshpejtim”, tha Dvorani para gazetarëve.

Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave. Sipas dosjes hetimore Çili mësohet të ketë premtuar mbështetje në media, ndërsa ka takuar dhe një “zyrtar të lartë të Drejtësisë” të cilit i ka kërkuar që dosja ndaj vëllezërve Aliko të shihet me precedencë. Sipas të dhënave të para gjithashtu, bashkëjetuesja e Çilit dyshohet të ketë përfituar dy apartamente, pikërisht për shkak të angazhimeve të këtij të fundit në ndihmë të të dënuarve.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV