Henri Çili dyshohet se përfitoi prona për të liruar të dënuarin përjetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ndalimi i botuesit të njohur Henri Çili. Sipas informacioneve paraprake, pasi deri më tani nuk ka një njoftim nga policia, dyshohet se Çili ka përfituar prona dhe para nga i ati i Arbion Alikos, i cili është i dënuar përjetë për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në vitin 2014, gjatë aksionit të policisë në Lazarat.

Sipas dyshimeve të deritanishme, Çili ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera duke i premtuar të atit se do ta ndihmonte t’i nxirrte djemtë nga burgu përmes ndikimit te gjykatësit.

Arbion Aliko, pjesë e grupit të zjarrit, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.

Ibrahim Basha mbeti i vrarë në Lazarat, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale, operacion antikanabis në 2014-ën. Gjatë këtij aksioni u plagosën edhe dy kolegë të tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

Bashkë me Henri Çilin janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë. Të arrestuarit do të ndikonin tek gjyqtarët për të liruar anëtarët e bandës së Lazaratit.

Një nga të ndaluarit është edhe drejtori juridik në Universitetin Europian të Tiranës, Ilir Korbi.

Të 12 të arrestuarit akuzohen  për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë, ndërsa hetimi ka nisur që shtatorin e vitit 2019.

Henri Çili njihet si pronar i Universitetit Europian të Tiranës dhe botues i gazetës ‘Liberale’.

Të fundit

“Propaganda e Iranit ka përçarë myslimanët në Shqipëri”

Endri Tafani bëri deklaratën e fortë në “Off the Record” me Andrea Dangllin se propaganda e Iranit ka ndarë...

Moto & Rock Festival ndez atmosferën në qytetin e Korçës

Qindra motoristë dhe adhurues të muzikës rock në një spektakël unik. Aktiviteti mblodhi qindra motoristë nga Shqipëria dhe rajoni, si edhe shumë vizitorë e...

Artikulli te Fox News nuk është qëndrim amerikan, por opinion i maskuar si lajm

Më 20 qershor 2024, platforma amerikane Fox News publikoi në seksionin Opinion një shkrim të ish-ambasadorit shqiptar Agim Nesho, me autorësi të bashkëndarë me...

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalojmë aktivitetin bërthamor

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka paralajmëruar se përgjigjja e vendit të tij ndaj "agresionit" të vazhdueshëm të Izraelit do të jetë "më shkatërruese", ndërsa...

Zjarr në Himarë, rrezikohen ullishtet! Pritet ndërhyrje nga ajri

Një zjarr ka përfshirë zonën e Pilurit në Himarë, duke rrezikuar ullishtet e shumta të zonës. Për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarrfikësit po...

Lajme të tjera

Web TV