Rindërtimi Rama: Familjet me shumë kurora, do marrin aq banesa sa kanë kurora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se familjet me më shumë se një kurorë që kanë humbur një shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit do të marrin aq shtëpi sa kanë kurora.”Familjet e prekura që kanë humbur shtëpitë do e kalojnë Vitin e Ri në shtëpi të pakrahasueshme me ato që humbën. Ato familje me disa kurora që kanë humbur një shtëpi do marrin aq shtëpi sa kanë kurora. Ky proces do të sigurohet dhe do të monitorohet për të mos siguruar kurora me normë pune”-tha Rama.

Kreu  i qeverisë deklaroi se qytetarët që kanë humbur shtëpitë do të marrin banesa shumë herë më të mira se ato që janë shembur. “Gjëja më e rëndësishme është se nuk kemi probleme financiare për të mbuluar këtë rindërtim që po bëjmë. Duam ta bëjmë model suksesi për të gjithë që të përdoret nga komisioni nesër nëse do ketë larg qoftë fatkeqësi të tjera në vende të tjera. Nuk do gjeni asnjë rast ku qeveria të japë vila falas sipas standarteve të BE atyre që kanë humbur shtëpitë. I fut nëpër kotece dhe nëse kanë humbur shtëpitë i krediton me një grant. Ne shtëpitë do t’i japim falas shumë më të mira se i kishin. Ne nuk do të rindërtojmë vetëm hapësirën e shtëpisë por të gjitha strukturat. Thumana kur ne të japim ccelësim nuk do të ketë lidhje me Thumanë ku ata jetonin. Blloqet e reja të ndërtimit do jenë në të njëjtin nivel cilësie si ato që blejnë të pasurit në Tiranë dhe Durrës dhe do jenë falas. Kjo është sfida jonë. Sot kur sheh Spitallën duket sikur po i çon njerëzit në një hapësirë për lidhje. Nesër do të jetë një zonë e re ekonomike me një park ekologjik”-deklaroi kryeministri.

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV