Rindërtimi/ Rama: Ja zonat ku do të nisë fillimisht puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti do të nisë fillimisht në zonat rurale, në zonat më varfra ku familjet jetojnë në çadra dhe pranë shtëpive të rrënuara. “Banesa më shumë njësi pra apartamente , lagje e blloqe të reja banimi.  Siç e kam thënë qysh në krye të herës rindërtimi në terrerritor do të nisë në vendet me më pak të ardhura dhe mundësinë për të dalë nga kjo situatë aq e vështirë. Ndërtimi do të fillojë në shpejt në zonat ku banorët janë në çadra pranë shtëpive të dëmtuara dhe që janë të lidhur me tokën, me blegtorinë e bujqësinë”-tha kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama foli për fillimin e procesit të garës ndërkombëtare për të ftuar të gjitha kompanitë e huaja apo vendase, të cilat do të përfshihen në procesin e rindërtimit duke nisur nga banesat individuale.

Ndërkohë, ai tha se “vazhdon puna për planet zhvillimore në zonat urbane, ku sigurisht bëhet fjalë për banesa me shumë njësi, apartamente në lagje, apo blloqe të reja banimi”.

“Është realizuar gjithçka që është e nevojshme nga pikëpamja e projektimit për banesat individuale në zonën rurale dhe siç e kam thënë rindërtimi në territor do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura dhe mundësi për të dalë nga kjo situatë e vështirë pas tërmetit, por që përveç të tjerave janë të detyruara të qëndrojnë në çadra pranë shtëpisë së rrënuar, sepse nuk mund të shkëputen nga toka, gjëja e gjallë dhe puna në fermë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ata e kanë dhe më urgjente se sa të tjerët domosdoshmërinë që të hyjnë në një çati të re.

Lexo edhe :  Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë/ Rama nxjerr fotot, si po ecin punimet

“Kemi një plan masiv ku synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar familjet që kanë humbur banesën e tyre individuale, pra të kemi ndërtuar dhe hapur dyert e disa mijëra shtëpive të reja”, tha Rama.

Të fundit

A është normale të ndiheni të uritura gjatë ditëve të ciklit menstrual

A keni pasur ndonjëherë një nga ato ditët kur zgjoheni të uritura, teksa keni në kokë fantazi për kavanoza...

Rritet sërish euro, si këmbehen sot monedhat e huaja

Monedha e eurozonës shitet sot me 104.8 lekë. Dollari amerikan këmbehet me 97 lekë. Paundi britanik kap sot vlerën e 121.5 lekëve. Dollari kanadez këmbehet në tregun valutor me 71.7 lekë. Franga zvicerane kap vlerën...

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i përjetojnë tashmë e dinë mirë...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Lajme të tjera

Web TV