Vdekja e Nexhmijes, Sali Berisha: Ishte “nëna” e Edi Ramës, e donte në krye të PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Nexhmije Hoxhës, gruas së dikatorit famëkeq, Enver Hoxha. “Në vend të një ngushëllimi për Edvin Kristaq Xhelatin”, e nis Berisha reagimin, duke pretenduar se Nexhmije Hoxha ishte “nëna shpirtërore politike” e kryeministrit Rama.

Pasi e konsideron Nexhmijen bashkëpunëtore të ngushtë të Enverit në krimet e komunizimit, Berisha thotë se ajo tentoi ta bëjë Ramën kryetar të Partisë Demokratike.

“Kam ndjekur më vëmendje qëndrimin e Edvin Kristaq Xhelatit duke ditur lidhjet e tij shpirtërore me monstrën, e cila sipas burimeve më të besueshme të familjes së saj, e kishte caktuar djalin e zëvendësit të saj, Kristaq Xhelati, për kryetar të opozitës, Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruan Berisha duke iu referuar zhvillimeve në fillim të viteve ’90.

Reagimi i plotë

Ne vend te nje ngushellimi per Edvin Kristaq Xhelatin!

De mortibus aut bene aut nihil! (per te vdekurit mire ose asgje)

Ne vend te nje ngushellimi per Edvin Kristaq Xhelatin!

Miq, kjo aksiome e lashte dhe e mençur latine eshte e pershtatshme per njerezit mekatare dhe vdekatar. Por kjo aksiome nuk vlen, nuk mund te aplikohet kurre per monstrat e njerezimit si Hitleri, Stalini, Pol Poti, Enver Hoxha, Hitleri shqiptar i Pasluftes se Dyte Boterore as dhe bashkeshorten e tij monster, Nexhmije Hoxha, nena shpirterore politike e Edvin Kristaq Xhelatit.

Keto pak rrjeshta po i shkruaj per dy arsye.

Se pari per tju rikujtuar shqiptareve se vertet nenat tona kane lindur vajza, bije si Shenjtoren Nene Tereza, qe me virtutet dhe permasat e pakufishme te shpirtit te saj pushtoi zemrat e qytetareve te botes, dhe si askush tjeter meritoi titullin e nenes se mbare njerezimit.

Por shqiptare eshte edhe vajza, gruaja, nena monster, unike ne rruzullin tokesor me emrin Nexhmije Hoxha. Gruaja dhe vajza me fytyre njerezore, me shpirt terroristeje, si asnje femer tjeter me zemer te lige sa vet ligesia, ishte per 45 vite bashkautore ne te gjitha krimet e luftes dhe krimet kunder njerezimit, genocidin dhe infanticidin, skllaverine shteterore dhe hiperkolektivizimin, izolimin dhe indoktrinimin, vdekjet nga uria qe bashkeshorti i saj ushtroi me kliken e tij terroriste ndaj popullit shqiptar.

Lexo edhe :  "Zbatoni vendimin e Kushtetueses", Bardhi kërkesë Kuvendit: T'i hiqet mandati Xhaçkës

Ne kete aspekt çdo krahasim tjeter i saj me personazhe nga letersia apo dhe jeta reale eshte i pavlere perveç titullimit te saj “monstra e kombit dhe mbare njerezimit”. Ajo per dekada me rradhe ndau me Hitlerin shqiptar te Pasluftes si nje kopje apo Hitlerice çdo vrasje, ekzekutim, torture, burgim, internim te dhjetra mijra burrave, grave, vajzave, te rinjve, te moshuarve, femijeve te pafajshem te Shqiperise.

Me kete raste do te quaja nenen shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, duke perifrazuar Bernar Hanrry Levin, nje barabare me fytyre njeriu.

Duke denuar dhe nje here me forcen me te madhe barbarite e Hitlerices, gruas monster te njerezimit, denoj gjithashtu qendrimin e birit te saj shpirteror Edvin Kristaq Xhelati per qendrimin e tij ndaj saj.

Se dyti miq, kam ndjekur me vemendje qendrimin e Edvin Kristaq Xhelatit duke ditur lidhjet e tij shpirterore me monstren, e cila sipas burimeve me te besueshme te familjes se saj, e kishte caktuar djalin e zevendesit te saj Kristaq Xhelati per kryetar te opozites, Partise Demokratike te Shqiperise.

Kete akuze publike Edvin Kristaq Xhelati nuk e pergenjeshtroi kurre ndonjehere.

Keto dite, ne detyrim ndaj nenes se tij shpirterore ai beri gjithçka nepermjet lepiresve te tij, trinjakeve ne ligesi dhe servilizem, mafiozeve Arben Malavita, Karlo Malavita, Ymer Çorapja, qe ne mediat e tyre te zbutej dhe miresohej e pafajsohej e ti behej makeup sa me shume ne ERTV-te 2-4 te tyre Hitlerices shqiptare te Pasluftes se Dyte Boterore, monstres se njerezimit, nenes shpirterore te Edvin Kristaq Xhelatit, barbares me fytyre njeriu, Nexhmije Hoxhes duke treguar edhe nje here veten bir bastard i etreve te tij mizore! sb

Të fundit

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Lajme të tjera

Web TV