“Akuzat të manipuluara”,Henri Çili flet pas arrestimit: Do kundërshtoj me provat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogu dhe botuesi Henri Çili ka folur për herë të parë pas arrestimit. Çili ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Çili i është nënshtruar seancave pyetësorë në orët e vona të pasdites së djeshme tek oficerët e Policisë Gjyqësore. Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë në një orë e gjysëm seancë pyetësore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar. ‘BalkanËeb’ në të ditur se dëshmia e Çilit, është dhënë para policisë, ndërsa ndodhet në komisariatin e Gjirokastrës.

Mes të tjerash ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte. Burime nga Prokuroria e Përmetit bëjnë të ditur se Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit në orët e mesditës së nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet.

Mbi Çilin rëndojnë disa vepra penale, konkretisht; “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV