Avokati i Çilit: U mor në pyetje pa procesverbal, abuzive mbajtja në komisariat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andi Duraj i cili është dhe avokati i Henri Çili, ka treguar detaje nga arrestimi i klientit të tij, veprim që e cilëson të paligjshëm. Në një prononcim për “News24”, Duraj pohoi se Çili është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës në orën 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi.

Sipas avokatit, Çili është mbajtur abuzivisht, ndërkohë që urdhri i ndalimit është prerë dje në orën 8:15. Sipas tij, deri tani prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje, pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime.

Ai theksoi se Çili nuk është pyetur me procesverbal, ndërkohë që klienti i tij ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar prokurorisë së Përmetit.

Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë.”, tha avokati Duraj.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV