Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh në profilin e tij në “Facebook” ku pretendohet se tre persona të mbërritur nga Milano janë të dyshuar si të infektuar me coronavirus. Në mesazhin e qytetarit nuk bëhet me dije asnjë e dhënë se nga ka dalë ky informacion, por aty sulmohet edhe kryeministri Edi Rama.
Në mesazh pretendohet se kryeministri Rama po pret përfundimin e Kongresit tre ditor të PS për të konfirmuar coronavirusin në Shqipëri.
Reagimi i Berishës
Denoncon qëndrimin criminal të Edvin Çekapit dhe Ndrikull Hajnisë ndaj futjes së Koronavirusit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb
Përshëndetje doktor,
Ju drejtohem për të denoncuar dështimin total të shtetit shqiptar në masat në lidhje me coronavirusin. Sot janë ndaluar në Rinas 3 pasagjerë nga Milano, të cilët dyshohen të infektuar dhe të cilët janë dërguar në Sanatorium. Si rrjedhojë është infektuar komplet kush ka qenë në avion me to, por asnjë nuk është marrë për t’u ekzaminuar veç tyre, si rrjedhojë rrezikohet një përhapje e menjëhershme në Tiranë nga pasagjerët e tjerë. Thuhet se këta presin që të mbarojnë Kongresin dhe ta shpallin, por ky është një krim i vërtetë.