Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar për shkatërrim të pronës, prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipit të Tiranës dhe Partizanit, në stadiumin “Air Albania”.
Pas hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimit nga Komisariati Nr.1 në Tiranë, janë identifikuar dhe janë arrestuar dy tifozë për veprat penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive” dhe “Shkatërrim të pronës”.
Personat e arrestuar janë identifikuar me inicialet A.M, 24-vjeç dhe M.U. 27-vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim prone” dhe 9 tifozë të tjerë: M.H, A.P, G.M, L.T, A.M, A.O, K.R, R.J dhe K.M.
Ndërkohë që persona të tjerë janë shpallur në kërkim të cilët janë të përfshirë në këto veprime të paligjshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Fjala.al