Mbyllet java e 24-t e Superiores, Kukësi zhgënjen në minutat e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Kukësit nuk ia ka dalë të fitojë ndonëse u duk se ishte shumë afër 3 pikëshit në takimin me Teutën.

Durrsakët ia kanë dalë që të barazojnë në minutat shtesë të ndeshjes së vlefshme për javën së 24-t të Kategorisë Superiore.

Të parët që shënuan ishin “Djemtë e Detit” , të cilët zhbllokuan rezultatin në minutën e 22-ë të lojës me anë të një penalltie të realizuar nga Sherif Kallaku.

Do të ishte Vasil Shkurtaj ai që do të barazonte rezultatin për ekipin e Kukësit në minutat shtesë të pjesë së parë dhe po ai do e kalonte skuadrone Shpëtim Duros në avantazh duke shënuar golin e dytë me anë të një penalltie në minutën e 64-t të lojës.

Ndërsa në minutat shtesë të pjesës së dytë që ishin plot 7 të tilla skuadra e “Djemve të Detit” ia kanë dalë që të barazojnë rezultatin duke marrë 1 pikë nga ky takim. Ishte Sherif Kallaku ai që bëri dygolshin për ekipin e Teutës, duke i marrë fitoren nga duart verilindorëve në momentet e fundit të lojës.

Ndërkohë më poshtë po ju rendisim rezultatet e të gjitha ndeshjeve të javës së 24-t të Superligës.

Tirana-Partizani 5 me 1

Bylis-Flamurtari 0 me 0

Vllaznia-Skënderbeu 0-1

Luftëtari-Laçi 0 me 2

Teuta-Kukësi 2 me 2/Fjala.al/

Të fundit

Jeta e hyjnores Eleonora Duse, e adhuruar nga të gjithë, por e poshtëruar në dashuri

Eleonora Duse, aktorja më e vlerësuar e teatrit ndonjëherë, nga kritika dhe publiku, vdiq e vetme në një dhomë...

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë të ishin kurioz për ne Ana...

Mandati i Xhaçkës ende në ajër, opozita e dërgon në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi dje se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur anti-kushtetues vendimin e mazhorancës në Kuvend për...

Meta gjen “armiq dhe tradhtarë” kudo, sulmon edhe Bashën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në çdo dalje publike prej dhjetë ditësh ka sulmuar këdo, përveç kreut të Rithemelimit Sali Berisha. Akuzat...

Lajme të tjera

Web TV