Partia Demokratike në vitin 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erl Kodra

Tre paragrafët e parë të Dekleratës Universale e të Drejtave të Njeriut, e miratuar nga Asambleja Përgjithshme e OKB-së më 10 dhjetor 1948, ngjajnë sikur janë shkruar enkas për ne shqiptarët e shekullit të 21-të. Rrallë mund të ndodhë që tre paragrafe të një teksti universal, të përfshijnë me një realizëm të frikshëm të vërtetën ekzistenciale të shqiptarëve; në sentencën e plotë të tyre, ku çdo fjalë dhe gërmë çahet nga dhimbja, sepse pikërisht çdo gërmë dhe fjalë e asaj Deklerate, për shumicën e shqiptarëve, përdhoset brutalisht.

Lexojeni vet dhe gjykojeni; dhe në fund, më lejoni të parashtroj disa mendime modeste se si mund të mbrojmë jetën dhe dinjitetin tonë:

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut

Preambula

– Duke patur parasysh se dinjiteti i lindur i të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

– Duke patur parasysh se mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

– Duke patur parasysh se është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

***

Në të vërtetë, Shqipëria gjendet në një situatë komplekse, ku politika nuk zhvillohet në bazë të principeve demokratike, rregullave të shkruara kushtetuese, por ajo zhvillohet njësoj si luftrat e ndyra të mbijetesës, duke përdhosur nderin dhe dinjitetin njerëzor, e kësisoj, ne po shkojmë drejt paragrafit të tretë të Dekleratës, që thotë se, kur të drejtat shkelen, njeriu është “… i shtrënguar që në pikën e fundit t’i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes”.

A mund të mendohej se, në kohët moderne, në vitin 2020, ne të mendojmë t’i përvishemi kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes, për çështje dinjiteti, për çështje lirie, për çështje barazie, për çështje ekzistence?

***

Partia Demokratike është partia me peshën më të madhe politike në Shqipëri. Në këtë kuptim, përgjegjësia e saj para shqiptarëve është e madhe, e jashtëzakonshme, e pazëvëndësueshme. Tek Partia Demokratike janë investuar ëndërrat dhe shpresat e qindra mijëra qytetarëve shqiptar, se ajo do të mund të mbrojë jetën, dinjitetin, nderin dhe pasurinë e tyre.

Në këtë kuptim, përgjegjësia e Partisë Demokratike është e jashtëzakonshme. Ajo është “e dënuar” të luftojë dhe të fitojë luftën; mundësisht me sa më pak pasoja për jetën, dinjitetin dhe pasurinë e qytetarëve. Rrugë tjetër nuk ka.

Lexo edhe :  Komisionet parlamentare, ose fushata e Rithemelimit

Partia Demokratike duhet të rrëzojë Edi Ramën, tani, shpejt, brenda pranverës. Ta rrëzojë pa kushte dhe pa marrëveshje. Çfarë kushtesh mund të kërkosh nga dikush që nuk të konsideron, as ligjërisht, as formalisht, as fizikisht? Një Kryeministër si ky, më së paku duhet rrëzuar nga pushteti forcërisht. Me kohë, ai i duhet dorëzuar një Gjykate të Posaçme, për krime kundër interesave kombëtare.

Partia Demokratike duhet të jetë prezent, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, ajo duhet të bëhet lajmi i ditës, i orës, i minutës. Ajo nuk mund të lërë asnjë sekondë vetëm “prime time” e protoganizmit politik, as t’i ofrojë ndonjë komoditet kësaj skote mashtruesish të pafytyrë.

Partia Demokratike duhet të jetë prezent në çdo studio televizive, që të mbrojë me nerv aksionin e saj politik; ajo duhet t’a rrëmbejë fjalën, t’i imponohet moderatorit, gazetarit, kundërshtarit, me forcë, elokuencë, me dije, me agresivitet.

Nuk mund të lërë komunikimin publik në dorë të Blend Fevziut, Sokol Ballës apo Eni Vasilit. Vërtetë këto programe televizive ndërtohen në televizione private nga gazetarë formalisht “të pavarur”, por, është e papranueshme që tek Sokol Balla, e djathta shqiptare gjithmon përfaqësohet nga Agron Gjekmarkaj, ndërsa Edi Rama përfaqësohet nga Balla, Minxhozi, Zaloshnja dhe Vasjari!

Si mundet që Partia Demokratike t’a lejojë një gjë të tillë?

Po e them që në krye; rruga për të detyruar Sokol Ballën të ndryshojë format është e mundur; një protestë e hapur, masive, e pandërprerë para News 24. Më së paku, mediat do të ishin të detyruara ta transmetonin. Fundja, frekuencat janë publike, dhe qytetarët shqiptar nuk kanë pse t’i nënshtrohen vullnetit të Sokol Ballës, që ka vendosur të bëj gjoja gazetari, në kurriz të jetës, dinjitetit dhe pasurisë së qytetarëve.

Këto janë gjëra të vogla në dukje, por saktësisht këto “vogëlsira” televizive po e mbajnë në këmbë Edi Ramën. Qelbësirat nuk i kanë munguar këtij populli, që kur të hypin në shpinë, nuk dinë të zbresin ndonjëherë.

Partia Demokratike duhet të largohet nga modeli intelektualit soft, dhe të ndërtojë modelin e opozitës së pa kompromis. A mund të bëhet kompromis, të tregohesh luajal në debatet e organizuara nga Blend Fevziu dhe Eni Vasili?

Le të kërcasë revolta në çdo fjalë, gjest dhe akt politik.

Gjendja është serioze. Megjithse ne nuk ishim në gjendje të ndërtonim një demokraci normale, asnjëherë më parë nuk kemi qenë në prag të humbjes së nderit, dinjitetit, jetës dhe pasurisë, ashtu siç jemi sot. Spiralja mundet të jetë e gjatë, e thellë, që mund të kushtojë shumë jetë njerëzore.

Në nuk mund të gabojmë përsëri. Madje, kurrë më.

Të fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

“Voyage Privé”: Shqipëria, zbuloni thesarin e fshehur të Mesdheut

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj...

Lajme të tjera

Web TV