Rama: Nuk do lejoj më paga nën 30 mijë lekë. Negociatat po të duan t’i hapin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nga janari 2021 paga minimale në Shqipëri do të jetë 30 mijë lekë. Në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama tha se “nuk do të lejojmë më njerëz që punësohen dhe marrin më pak se 30 mijë lekë.

Rama për negociatat

Negociatat po të duan t’i hapin, po të duan mos t’i hapin. T’i hapin kur të kenë nge. Mjaft më me dasma dhe ku krushqit nuk paraqiten në ditën e dasmës. Detyra jonë është ta bëjmë këtë për shqiptarët, për fëmijët tanë.

Në 2021, 800 mijë vota për PS

Detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhshme jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë. 800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar.

Rama për Partinë Socialiste

Kush ka mbështetjen këtu, si ministër deputet, delegat, që nuk e ka kuptuar se çfarë kërkohet dhe s’ka energji për të bërë më shumë kilometra duhet dhe të hapë krahët.

Duhet të hapë krahun kush nuk e ka kuptuar që PS s’është pronë ekskluzive e asnjë shefi sado i madh e sado i vogël, që nga kryetarët e organizatave deri tek shefat në Tiranë.

E them këtë për shumë arsye, por një arsye që vazhdon të ma bëjë të pamundur që të jem i kënaqur me punën që bëhet në PS nga të gjithë, është se akoma sot, në vitin 2020, ne kemi gardhe dhe mure dhe kanale për të kapërcyer për njerëzit që duan të na bashkohen pafund.

Lexo edhe :  Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kemi kryetarë organizatash, deputetë, udhëheqësa që jo vetëm nuk arrijnë të shtyjnë më fort për t’i rrëzuar këto gardhe e mure por i justifikojnë.

Të fundit

Hulumtimi: Qytetarët e BE-së preferojnë librat e printuar në vend të librave elektronikë

Përqindja e qytetarëve të BE-së që blejnë libra, revista ose gazeta të shtypura në internet është ende dukshëm më...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Itali/ Studiuesit “identifikojnë” vendin e saktë të varrimit të Platonit

Vendi i saktë i varrimit të Platonit është identifikuar, sipas hulumtimit të Fondacionit Italian të Kërkimeve, i cili u bazua në papiruset nga vendi i Hercolano,...

Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, do të kryhet nga mjekë italianë

Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekut Roland Xhaxho, do të kryhet nga një grup...

Salsano i bën sugjerimin epik Ledionit, ja çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme në BBV

Nën moderimin e prezantuesit, Ledion Liço, mbrëmjen e sotme do të transmetohet ‘live’ spektakli maratonë i “Big Brother Vip”, ku do të diskutohen gjithë...

Lajme të tjera

Web TV