Yrvete Shkreli është gjyqtarja e larguar nga çështja ku po shqyrtohet nën masa të rrepta sigurie. Ndaj saj mbrëmjen e djeshme është kërkuar nisja e një procedimi pasi pretendohet se familjarët e saj kanë dekonspiruar operacionin. Madje pretendohet se nëpërmjet saj është informuar konkretisht Henri Çili, botuesi dhe gazetari i njohur i cili gjendet në pranga për një mori akuzash të vëna nga policia dhe prokuroria.
Ka qenë prokurori i çështjes që ka dërguar një kallëzim për gjyqtaren që ka të bëjë me shpërdorimin e detyrës ndërkohë që mbi të do të rëndojë edhe fakti se ka dekonspiruar operacionin e realizuar tashmë nën emërtimin “Mezhgorani”.
Janë të dhëna të tjera të cilat bëjnë me dije se në fakt mes prokurorit Asllan Bajrami dhe gjyqtares Yrvete Shkreli ka patur përplasje për faktin e masave të sigurisë. Ndaj edhe ka ndodhur përplasja e madhe aq sa prokurori ka nisur një kërkesë për pezullimin e saj për qëllimin e një dekonspirimi.
Ndërsa një gjyqtar ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i masave të sigurisë, pasi njëri nga të prangosuri pretendohet se ka qenë shok fakulteti me gjyqtarin. Është pranuar kërkesa ndërsa pritet të mësohen edhe masat e sigurisë për secilin prej të ndaluarve me shumë bujë të madhe në të gjithë vendin. n.k/Fjala.al/