FOTO/Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe policia s’e ‘kap’ dot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku lëviz lirshëm në Tiranë dhe në Vorë. Ai është parë disa herë duke pirë kafe në Hotel Autostation në Vorë.

Pasi morën sinjalizim nga dy persona, pa lidhje  me njëri-tjetrin, për praninë e Kajmakut në barin e mësipërm, Exit News e verifikoi në mënyrë të pavarur vërtetësinë e sinjalizimeve duke e parë Kajmakun të hyjë në këtë bar.

Kajmaku është parë gjithashtu një nga fundjavat e shkuara duke ecur në një rrugë kryesore në Tiranë, vetëm rreth 500 metra nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, i shoqëruar me një person tjetër.

Ai kishte veshur një kapele bejsbolli blu të errët dhe një xhaketë blu, me jakën e ngritur lart. Shoqëruesi i tij kishte veshur një xhup të kuq, me një bluzë të bardhë dhe pantallona të zeza. Fotografitë e mëposhtme me rezolucion të dobët janë bërë në këtë rast.

Pasi eci në një rrugë të populluar dhe të njohur, Kajmaku u fut në një bar-kafe. Exit News edhe në këtë rast verifikoi identitetin e tij.

Një dëshmitar ka raportuar për Exit News se për të ruajtur një profil të ulët dhe mos tërhequr vëmendjen, Kajmaku ka qarkulluar me një makinë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ku punon një nga të afërmit e tij.

Kajmaku është në kërkim që prej muajit nëntor, për emërime të paligjshme, pasi u zbulua se kishte gënjyer në formularin e dekriminalizimit.

Ish-kryebashkiaku socialist nuk deklaroi dënimin e tij në Greqi kur kandidoi në zgjedhjet vendore të qershorit 2019.

Ai është akuzuar gjithashtu për fallsifikim të vulës, falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe vazhdim i detyrës pas dorëheqjes.

Policia dhe prokuroria shqiptare kanë deklaruar se nuk kanë mundur të gjejnë vend-ndodhjen e Kajmakut edhe pse Exit News arriti ta lokalizonte atë tre ditë rresht në qendër të qytetit./Exit News

Të fundit

Turbinat e erës gjejnë një vend të ri, për të qenë më të efektshme

Turbinat e erës kanë gjetur një vend të ri: turbinat do të pluskojnë mbi ujë për të qenë më...

Sporti në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur, dyshohet se…

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia, me ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç. Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në...

SHBA e injoroi, Berisha: S’kam çfarë të them më…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot të ngarkuarit me punë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, i cili deklaroi se nuk...

Luhatjet e vazhdueshme të euros dhe dollarit, godasin eksportin e bimëve medicinale

Forcimi i monedhës vendase, leku nuk ka sjellë pasoja pozitive për eksportuesit të cilët i shesin mallrat e tyre me monedhën evropiane. Jo vetëm fasonët...

Masat ndaj të dyshuarve për Inceneratorin e Tiranës, sot seanca për 15 urdhër-arrestet

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme masa ndaj të dyshuarve si të përfshirë në Inceneratorin e Tiranës, prej të cilëve janë ekzekutuar 12 masa. Kurse...

Lajme të tjera

Web TV