Henri Çili dhe 29 të tjerë dalin sot para Gjykatës, njihen me masën e sigurisë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, në orën 12:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore në gjykatën e Përmetit për të dhënë masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Mezhgorani”, ku mes tyre janë edhe botuesi i njohur Henri Çili dhe biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra.

Hetimi i cili kishte nisur që në shtatorin e vitit të kaluar, për “Falsifikim të kartëmonedhave” bëri që shumë persona të përfundonin pas hekurave.

Gjatë hetimit policia dhe prokuroria ra edhe në gjurmët e Henri Çilit i cili akuzohet për ndikim në Gjykatën e Lartë për përshpejtimin e gjykimit për dy dosje të dy të dënuarve përjetë, me qëllim që ato të gjykoheshin në 50 dosjet e para.

Sipas policisë, dy rastet kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të ndikojë tek autoritetet e drejtësisë lidhen me lirimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko, për vrasjen e efektivit të RENEA-s në 2015 në Lazarat, Ibrahim Basha, si dhe për lirimin e  Feti Yzeiraj i dënuar për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në ‘68-ën.

Të dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe si relator kanë Ardian Dvoranin, i cili është iu vetmi gjyqtar që ka mbetur në këtë institucion. Dvorani është aktualisht kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga ana e tij, Dvorani e ka mohuar të ketë pasur një takim me Henri Çilin për këtë çështje.

Henri Çili akuzohet për një sërë veprash penale, si “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Lexo edhe :  Përse Shqipëria nuk ndikohet nga tërmetet e Santorinit? Ekspertët japin shpjegime

Një ditë pas arrestimit, botuesi dhe pedagogu Henri Çili ka folur për oficerët e Policisë Gjyqësore, ndërsa ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Në të gjitha dëshmitë që ka dhënë, në një orë e gjysmë seancë me pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili mësohet të jetë shprehur se s’ka kryer asnjë shkelje për akuzat që i bëhen dhe se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar. Mes të tjerash, ai ka thënë se do t’i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Ndërkaq, ditën e djeshme është arrestuar edhe administratori i pronave të Henri Çilit, Betim Shkupi, i cili së bashku me Aristidh Çolin e kanë çuar në 30 numrin e të arrestuarave.

Të fundit

Ekspertët që parashikuan Covid: Një virus i ri mund të shkaktojë pandeminë e rradhës

Një virus i ri që është shfaqur në pjesë të Amerikës mund të "kërcënojë të gjithë njerëzimin" sipas ekspertëve...

Tirana dhe bregdeti, ndër më të lirat në rajon për qiratë ditore

Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen për Tiranën, çmimet e qirasë ditore në kryeqytet mbeten...

Protesta e opozitës tek kryeministria/ Rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e shtetit do të bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi u njoftua nga PD për 3 orë protestë pasditen e sotme nga ora 17:00...

PD në protestë/ Rama: Shqiptarët të çojnë kënetën drejt tharjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të zhvillojë opozita në orën 17:00 para Kryeministrisë. Rama shkruan në platformën "X" se...

E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV