Ish-ministri i Berishës: Rama të japë llogari pse donte ta ndante Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri  i Sali Berishës, Tritan Shehu është përfshirë në debatin mes kryeministrit Rama dhe ish-kreut të qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj.

Shehu ka sulmuar kryeministrin duke i kukuar atij që të përgjigjet për “Jugosllavinë e Re”  dhe për tentativën për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shehu theksoi se Rama duhet të japë llogari për këto dy çështje pastaj të flasë për punët e brendshme të Kosovës.

Reagimi i plotë i Shehut: Ashtu si sot, ne vazhdimesi perzjerja e Rames ne punet e Kosoves vetem rreziqe i ka krijuar atij vendi, shqiptareve kudo ku jane, Rajonit ne terresi.

Kjo ka ndodhur kur ai si bashkeautor shqipfoles i teorise se Shkembimit te territoreve ngjalli endren e “Serbise se Madhe”, apo kur si tellall i Vucic per ate  “Shengen” po na fuste ne “Jugosllavine e Re” me drejtim Euroasian.

Ne fakt ai shkaterroi gjithecka edhe kur u “perzie” ne Maqedonine e Veriut me te famshmin takim ne Pogradec!

Per te mos folur per “çorbën” e rrezikshme me disa lidhje e partnerite qe  ka krijuar ne Tirane. Te gjitha keto nderhyrje, lidhje, bashkepunime te ngushta te tij, kane qene te motivuara, inspiruara apo stimuluar nga burime me interesa ndesh me tonat.

Pra ai duhet te qendroje e duhet mbajtur sa me larg mundesise se interferencave te tilla, qe rrezikojne rende interesat tone kombetare, rrugen tone europiane e Perendimore.

Sa per Kosoven, ajo ka tashti klasen e saj te zhvilluar politike, ka bashkëpunimin e vendeve kryesore te BE e mbi te gjitha ka ne krah ShBA, lidhjet e marrëdhëniet me te cilin jane e duhet te jene te “shenjta” për atë e për të gjithë shqiptarët.

Pa asnjë dyshim politika kosovare duhet e do te kordinoje te gjitha veprimet e qëndrimet thelbësore me Uashingtonin; fushe ku “shtyrja” e Ramës për tu bere “faktor”, veçse do ta komprometoje atë.

Të fundit

Ekspertja e ekonomisë jep lajmin e rëndësishëm/ Pesë mënyrat për të rritur pensionin

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha ka folur për skemën e re të pensioneve që pritet të ndryshohet pas 10...

EMRAT/ Dalin fituesit për gradat në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë njoftuar për marrjen përfundimtare të...

“O palaço…”/ Meta hipën mbi SPAK, video që po bën xhiron e rrjeti

Ngjitja e Ilir Metës nëpër hekura dhe sharjet e tij në adresë të SPAK duket se janë marrë me sportivitet nga të gjithë. Këtë herë...

“25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë”

Nga Namir Lapardhaja Si argument kryesor, shkrimi i Doktorit kishte faktin se “vota e lirë e shqiptarëve u dhunua para se të hidhej në kuti...”,...

Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!

Nga Frrok Çupi Me Berishën, kur ishte në pushtet, e di se ka ndarë ca para, nja 250 mijë euro edhe para syve të mi,...

Lajme të tjera

Web TV