Revolucion, transport publik totalisht falas në këtë shtet

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Luksemburgu vendosi të ishte shteti i parë në botë që të ofronte falas transportin publik.

Për të gjithë qytetarët duke filluar nga sot në vend transporti publik do të jetë falas. Kështu Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë që merr një vendim të tillë me qëllim reduktimin e ndotjes duke bërë që qytetarët të mos përdorin më makina.

Nisma është pjesë e një plani të qeverisë për të ulur ndjeshëm trafikun e udhëtarëve që punojnë në Luksemburg, por që jetojnë Francë, Belgjikë dhe Gjermani. Edhe Estonia e prezantoi vitin e kaluar një nismë të tillë për të bërë transportin publik falas, por që ende nuk është vënë në zbatim.

Në Luksemburg, rreth 47 % e udhëtimeve, kryesisht për biznes bëhen me makinë dhe vendi njihet për trafikun e rënduar. Vetëm 32 % e qytetarëve përdorin autobusët për të shkuar në punë, ndërsa 19% përdorin trenat.

Ndërkaq, sipas planit, vetëm bileta e trenit të klasit të parë do të paguhet. Kostoja totale e mirëmbajtjes së rrjetit publik do të jetë rreth 500 milionë € në vit dhe që do të përballohet tërësisht nga shteti.

Shërbimet pa pagesë përfshijnë transportin përmes tramvajit, trenave dhe autobusëve i cili do të jetë njëlloj për  turistët ashtu edhe për vendasit. Në pikat e shitjes së biletave do të shiten vetëm biletat hekurudhore ndërkombëtare dhe ato të klasit të parë.


Të fundit

19 gra e fëmijë mbërrijnë në Qamshli, u dorëzohen autoriteteve shqiptare

Gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen nga kampet e ISIS në Shqipëri, tashmë kanë mbërritur në Qamashli (Kurdistian...

Kurti letër homologut kroat: Ndihma që u dhatë të lënduarve në aksidentin tragjik tregoi vlerat dhe shpirtin tuaj bujar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi homologut kroat, Andrej Plenković, përmes së cilës ai ka shprehur falënderimin e tij dhe...

Enca ‘çmend’ fansat, publikon foton sensuale me bikini

Këngëtarja Enca Haxhiraj ka provokuar me foton e saj të fundit. Buzë një pishine dhe me pamje nga bregdeti ajo ka hedhur një foto...

BE gjobit me qindra miliona Amazon, ja arsyeja

Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë Amazon me 746 milionë euro për shkelje të ligjeve të bllokut për mbrojtjen e të dhënave. Gjoba është lëshuar...

Zjarret në vend, Peleshi: Kemi 8 vatra aktive, situata më kritike në Karaburun, Shijak, Përmet e Fier

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar pë herë të parë për zjarret në Shqipëri. Ai informon se aktualisht janë 8 vatra aktive. Situata më...

Lajme të tjera

Web TV