Air Albania synon finalen e Conference League

113 563 lexime

120,178FansaPëlqeje

Nga sezoni 2021-2022, do të fillojë kompeticioni i Conference League. Pikërisht për finalen e këtij kompeticioni ka hyrë në garë edhe stadiumi Air Albania.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë të gjithë ekipet Europiane të cilat nuk mund të kualifikohen në Champions League dhe Europa League.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF-ja e cila gjithashtu shton se ‘Air Albania’ ka tërhequr kandidaturën për organizimin e Superkupës së Europës, diçka të cilën e ka tentuar në të tre rastet.

Finalja e Conference League me shumë mundësi do të jetë në maj të vitit 2022, ndërsa vendimi se ku do të zhvillohet do të meret në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Për të siguruar finalen e kësaj kupe europiane, ‘Air Albania’ është në garë me stadiume si ai i Kretës në Greqi, i Shkupit në Maqedoni dhe stadiumi i Sent Etien në Francë. Më herët vetë presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka deklaruar se stadiumi Air Albania është në gjendje të presë një finale të kompeticioneve Europiane.

Stadiumi i ri në kryeqytet u inauguaru më 26 nëntor në ndeshjen me Francën dhe për të u shpenzuan afërsisht 75 mln euro. Deri më tani, në ndeshjet e organizuara, ai i ka përmbushur të gjithë kushtet, por problemi i vetëm ka qenë bari i fushës, i cili deri sigurisht deri më 2022 do të jetë një problem i zgjidhur.

Njoftimi i FSHF-së:

Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022. Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

Lexo edhe :  “90 minuta deri në jetë a vdekje”/ Titujt kryesorë sportivë për ditën e sotme

FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian.


Të fundit

Berisha krahason veten me Steve Jobs: Ai ndryshoi botën, unë do ndryshoj Shqipërinë

Sali Berisha ka bërë një krahasim të çuditshëm gjatë takimit me mbështetësit e tij në Durrës. Ai e krahasoi...

Misionari amerikan në 1922: Shqipëria është çelësi i Ballkanit

Nga Ilir Ikonomi Në vitin 1922, kur në qeverinë e SHBA diskutohej për njohjen e Shqipërisë, ka patur një njeri të rrallë i cili lobonte...

Kur dhe pse lindi NATO?

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut: NATO, lindi më 4 prill 1949: kjo është dita në të cilën në Uashington (Shtetet e Bashkuara)...

Negociatat për presidentin, Alibeaj: Transparenca ilaçi kundër pazareve

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve. Ai gjatë fjalës së tij...

Negociatat për presidentin e ri/ Balla: PS seriozitet dhe gatishmëri për konsensus

Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për media, tha se është vendosur që ditën e nesërme do të jetë prezente...

Lajme të tjera

Web TV