Edmond Budina në protestë: Neo-diktatura nuk ka për të fituar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i madh, njëkohësisht aktivist i zjarrtë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, Edmond Budian i është bashkuar tubimit të thirrur nga Presidenti Ilir Meta kundër qeverisë, ose siç thonë ata kundër grushtit të shtetit.

Nga foltorja e Presidencës e vendosur në Bulevardin “ Dëshmorët Kombit”, Budina ka thënë se ndodhim në të njëjtën situatë si 30 vite më parë.

Ai ka thënë se duhet mbrojtur Shqipëria nga diktatura e re dhe për ta bërë këtë gjë sipas tij duhet luftuar mafia e korrupsioni.

“30 vite më parë ne kishim një ëndërr, ta bënim Shqipërinë si gjithë Evropa. Mbas 30 vitesh kthehem këtu për ta bërë sërish Shqipërinë si gjithë Evropa. Për ta mbrojtur nga kjo diktaturë e re, e cila po mundohet të përdhosë vendin. Ne jemi këtu për të luftuar mafien, korrupsionin. I dalim në mbrojtje Presidentit për të mbrojtur Kushtetutën.

Kam ardhur këtu për mbrojtur demokracinë, lirinë e vendit tonë.

Ne nuk duhet të lejojmë që vendi ynë të zbrazet. Unë e kam qenë emigrant dhe e di se çfarë do të thotë të të vdesin prindërit dhe të mos vish t’i takosh. E di se çfarë do të thotë të mos kesh për të ngrënë dhe të shohësh atë Parlament. “-është shprehur aktori.

Ai ka shtuar më tej se neo-diktaturë i duhet thënë se nuk ka për të fituar.

“Jemi këtu për t’i thënë neo-diktaturës se nuk ka për të fituar. Sulltani nuk ka për t’ja dalë kurrë të vendos sulltanatin e tij. Nuk ka për t’ja dalë të shkatërrojë Shqipërinë.”-deklaroi ndër të tjera Budina./Fjala.al/

Të fundit

Anketa, 65 për qind e mësuesve në arsimin 9-vjeçar nuk përdorin TIK në procesin mësimor

Një anketë në 43 shkolla të arsimit fillor dhe bazë, që bëjnë pjesë në Programin “EU4Schools”, financuar nga Bashkimi...

Përmbytjet në Dubai/ A ka lidhje “mbjellja artificiale e reve” me stuhinë e shekullit?

Një stuhi goditi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin këtë javë duke sjellë reshje rekord që përmbytën autostrada, përmbytën shtëpi, trafik të bllokuar nga...

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Lajme të tjera

Web TV